Në Durrës është shpallur në kërkim një 35-vjeçar pasi ka qëlluar me armë zjarri. Gjatë kontrollit të banesës policia ka sekuestruar edhe 12.2 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sativa.
DETAJE:
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës në bashkëpunim me Efektivet e Komisariatit të Policisë Durrës kanë shpallur në kërkim dhe po punojnë për kapjen e shtetasit: • B.D. 35 vjeç, banues në Sektor Rinia, Durrës. Shtetasi i mësipërm, më datë 18.09.2017, rreth orës 03: 00, në Sektor Rinia dyshohet se ka qëlluar në ajër me armë zjarri automatik. Me të marrë njoftim menjëherë në vendngjarje kanë shkuar Efektivet e Policisë, të cilët kanë kqyryr vendin e ngjarjes dhe identifikuar autorin. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit të mësipërm u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale: • rreth 12.2 kg lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sativa. Materialet I kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale” Prishja e rendit dhe qetësisë publike”, ” Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” dhe” Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” parashikuar në nenet 274, 278 dhe 283 të Kodit Penal.
(J.V/Shuplaka)