Ka qenë një konflikt banal mes dy të rinjve, ai që ka shkaktuar konfliktin mes tyre, i cili ka agravuar nga sharje dhe fyerje deri në të shtëna me armë ditën e djeshme në Vlorë.
Autori i ngjarjes është vetdorëzuar mbremjen e djeshme rreth ores 22.30, ndërsa ndaj tij rëndon akuza e kanosjes dhe armëmbajtjes pa leje.
M.R autori i të shtënave me armë në ujin e ftohtë ka theksuar para bluve të Vlorës, se janë takuar për të sqaruar një bisedë.
“Nuk kam pasur asnjë motiv ta qëlloja. Ka qënë reagim në gjaknxehtësi e sipër”, mësohet të jetë shprehur ai.
Njoftimi i policisë së Vlorës:
Rreth orës 11:40, ka ardhur një telefonatë se një person dyshohet të ketë qëlluar me armë zjarri në ajër, në lagjen “10 Korriku” Vlorë.
Janë ngritur grupe të posaçme për kontrollin e territorit dhe po punohet për kapjen e autorit.
Bëjmë me dije se nuk ka asnjë person të dëmtuar.
Grupi hetimor po punon për sqarimin dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Discussion about this post