Grushtet ndaj Kreshnik Spahiut, kreut të AK-së, nuk ishin të vetmet në incidentin e djeshëm në çadrën e protestës së opozitës para kryeministrisë.
Agresori Flamur Pirraçi është sulmuar nga simpatizantët e Aleancës Kuq e Zi dhe i kanë çarë syrin. Kjo si një shenjë hakmarrje për grushtet ndaj Kreshnik Spahiut. Këtë e dëshmon edhe kjo foto e tij gjatë momentit që policia po e shoqëronte për në komisariat.
Sipas infomacioneve Pirraci dje deklaroi se Spahiu e kishte ofenduar, ndërsa lideri i AK-së tha që ky i fundit e kishte qëlluar pasi mbronte Edi Ramën.
Edhe kreu u opozitës deklaroi sot se Pirraçi mori atë që meritonte. Sipas tij provokatori mori atë që meritonte dhe përshëndeti ata që nuk lejuan që ai të ikte pa iu prekur floku.
“Provokatorët e Ramës goditën Kreshnik Spahiun, provokatori mori atë që meritonte dhe unë dua të përshëndes ata që nuk lejuan që ai të ikte pa iu prekur floku. Mos provokoni popullin, pasi pasojat do të jenë mbi ju.”, u shpreh Basha nga çadra. (J.V/Shuplaka)