“Më ofendoi”, kështu deklaroi Flamur Pirraci, i cili rreth një orë më parë goditi me grushta kreun e Aleancës Kuq e Zi Kreshnik Spahiun.
Ai është 34-vjeç dhe banon në kryeqytet. Nga fotot e publikuara në llogarinë e tij në Facebook, Pirraci duket të jetë një fans i ish-kryeministrit Sali Berisha.
Ngjarja ndodhi rreth një orë më parë, në “Çadrën e Lirisë” ku po zhvillohet protesta e opozitës. Spahiu tregoi se Pirraci e ka goditur disa herë në fytyrë.
“Më ka qëlluar nja dy tri herë. Kam dëmtime në fytyrë, dëmtime të rënda. Kam bërë kallëzim në Polici”, tha Spahiu në një prononcim për mediat.
Sipas tij, kanë qenë tre persona që e kanë kërcënuar me vrasje për të mos sharë Edi Ramën dhe më pas e kanë goditur. (D.D/Shuplaka)