Aksioni për shembjen e banesave te zona e Bregut të Lumit në Tiranë në kuadër të zgjerimit të Bulevardit të ri, ka rinisur sërish sot dhe janë shënuar që në orët e para përplasje fizike mes forcave të rendit dhe banorëve.(Lexo ketu)
Në një video të publikuar pak orë më parë shihet qartë se si një punonjës policie qëllon me pëllëmbë në duar një vajzë, e cila kundërshton aksioni, ashtu si pjesa tjetër e banorëve.
Polici i cili ka kryer këtë veprim të rëndë është Agim Hoxha, i cili njihet si shef i Komisariatit nr 4 në Tiranë. Këtë gjë e ka denoncuar ish-deputeti Klevis Balliu, i cili tha se ndaj Hoxhës do të ndiqen të gjitha hapat ligjore.
Pak ditë më parë policia përdori gaz lotsjellës ndaj banorëve të kësaj zone për ti nxjerrë ata nga shtëpia dhe për të vijuar me shembjen e ndërtesave.
Discussion about this post