Policia e Shkodrës ka vënë në pranga autorin e plagosjes me thikë të këngëtarit Ademir Fresku, shtetasin Gjergji Dardha. Autori është tregtar i fruta perimeve, ndërsa këngëtari Fresku mësohet se ka edhe një lokal pranë vendit ku autori shiste.
Burime bëjnë me dije se tregtari Gjergj Dardha kishte shkuar disa herë i dehur në lokal dhe pronari Ademir Fresku mëngjesin e sotëm i ka thënë që nuk do i shërbente më dukë e paralajmëruar që të mos shkojë tek lokali i tij. Tregtari menjëherë ka nxjerrë thikën duke e goditur disa herë 30 vjeçarin.
Sipas policise ngjarja ndodhi rreth orës 11:00, te sheshi “Demokracia”.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit.