Deputeti Partisë Demokratike Endri Hasa ka reaguar pas incidentit që ndodhi në Kuvend, ku qëlloi me vezë kryeministrin Edi Rama.
Hasa me anë të një postimi në rrjetet sociale, shkruan se vezët ju dhanë nga dy studente që siç shkruan ai ishin për fytyrën e pacipë të Edi Ramës.
“Këto janë Irisa dhe Diana, studente në fakultetin Shkencave Sociale dhe të shkencave të natyrës. “Një vezë në fytyrën e pacipë të Edi Ramës është detyrë e çdo qytetari që nuk e pranon vjedhjen dhe arrogancën e kryeministrit mashtrues”.- më thanë studentet. Përpara se të më jepnin vezët, Irisa shtoi duke qeshur “Sot je student”.
p.s. Shërbimi i shëmtuar me video dhe pretendime qesharake nuk e shpëton dot Taulant Yaris nga skandali i ri 60 milionë euro i mikut të tij Mond Bego. Më mirë vezë kontrabandë në parlament, sesa kontrabandë cigaresh Made in Librazhd.”- shkruan Hasa.
(M.Q/Faxweb.al)