Një 28-vjeçar ka qëlluar me armë zjarri brenda një picerie në Uashington, pasi sipas tij piceria është e përfshirë në një rrjet të çuditshëm seksual të lidhur me zgjedhjet ameriake.
I dyshuari nga Karolina e Veliut është shprehur se piceria është përdorur për abuzime seksuale me të mitur, aktivitet që sipas teorive të konspiracionit drejtohet nga ish-kandidatja për presidente Hillary Clinton dhe ndihmësi i saj John Podesta.
I riu u tha policëve se ai kishte shkuar të hetonte nga afër mbi këtë histori. Por sipas raportimeve të BBC-së, i akuzuari i drejtoi më pas armën një punonjësi të picerisë, i cili ia doli të arratisej.
Teoria e quajtur “pizzagate” lindi pas lajmit të emaileve të hackuara të ish-kandidates Clinton dhe më pas u përhap nga Wikileaks.
Pronari i restorantit, James Alefantis, është i përfshirë në emaile-t e hackuara si një organizator për mbledhjen e fondeve për partinë në fjalë.