Policia zbulon identitetin e tre autorëve që i morën jetën mbrëmjen e sotme, pronarit të një picerie në Durrës, Agim Arapit.
Sipas policisë, tre të dyshuarit janë: Kostandin Ekonomi , Kujtim Ekonomi dhe Jurgen Kurti. Të tre këta banues në të njëjtin pallat me picerinë e Arapit.
Mendohet se pronari i marketit ishte konfliktuar me tre personat, për çështjen e pronësisë së marketit. Ende nuk janë të qarta arsyet e këtij konflikti.
Njëri nga vëllezërit Konomi është fiksuar nga kamerat e sigurisë së marketit teksa mbante edhe një thikë në dorë, por nuk dihet nëse ai ka qëlluar mbi viktimën me thikë, apo ky i fundit që vuante edhe nga zemra, ka humbur ndjenjat pas goditjeve me sende të forta.
NJOFTIMI I POLICISË
Durrës, më 11.04.2017.
Informacion paraprak.
Më datë 11.04.2017, ora 19:55 në lagjen Nr.1 Durrës, Bulevardi “Epidam” ,në një dyqan ushqimor, si pasojë e një konflikti pronësie është plagosur shtetasi Agim Arapi 58 vjeç, banues në Durrës.
Për pasojë, I dëmtuari ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Durrës.
Me të marrë njoftim menjëherë në vendngjarje kanë shkuar Efektivet e Policisë, të cilët pak minuta pas ngjarjes kanë bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar, konkretisht shtetasit Kostandin Ekonomi , Kujtim Ekonomi dhe Jurgen Kurti.
Kostandin dhe Kujtim Ekonomi janë vëllezër, ndërsa shtetasi Jurgen Kurti është dhëndri iKostandin Ekonomi.
Palët në konflikt janë goditur me njëri- tjetrin me sende të forta.
Vijon puna për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale. (D.D/Shuplaka)