22:49 | 17/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Te Gjitha

Qen bir qeni!

10:16 | 13/03/2017
në Te Gjitha
0
Na keni rruar b****n”, më plasi k**i, përplasja mes mbesës së martirit Kacelli dhe djalit të diktatorit Hoxha : Do bëhet dhe ju nuk keni fituar…

Nga Nebil Çika

– Letër e hapur, mikes sime të vyer znj. Keda Kaceli

E dashur Keda !

Lexova debatin tënd fisnik me Ilir Hoxhën, të birin harbut të kriminelit më të madh që ka nxjerrë ndonjë herë në histori populli e kombi ynë. Kam pas gjithnjë dyshime të forta si as ai e as i ati nuk janë me gjak të pastër shqiptar, pasi sipas legjendës urbane në Gjirokastër ia ati i tij thirrje “bashtua ( kopili) i Bimbashit “, që do të thotë se i ati i tij biologjik ishte ish-shefi i policisë turke , një boshnjak që u vra nga çeta patriotike e Çerçiz Topullit siç thuhet me porosi të xhaxhait zyrtar të diktatorit. Dihet tani historia e tij. Por tani që lexova edhe debatin tënd me të besoj plotësisht në origjinën jo shqiptare të tyre pasi vetëm një jo shqiptar mund të ketë kaq urrejtje për Shqipërinë dhe shqiptarët .Kjo shpjegon edhe urrejtjen e masakrën e të atit diktator mbi shqiptarët nacionalistë e përfshi edhe gjyshin tënd .Nuk kishte si të ndodhte ndryshe nacionalistët i kishin vrarë babanë biologjik .

Më vjen shumë keq që një zonjushë kaq fisnike e kulturuar sa ju të dëgjonit atë fjalor rrugaçi nga ai bir krimineli por ma do mendja se do ta kesh pritur këtë që kur u futët në debat me të: Ç’lind nga macja , gjuan minj !

Jam shumë dakord me ty që Shqipëria do të bëhet pavarësisht sakrificave e kostos së madhe të kësaj kryevepre të Zotit e kombit tonë. Lexova që të ofendoi e të bëri karshillëk jo vetëm ty por të gjithë shqiptarëve normale për më tepër viktimave të familjes së tij kriminale, madje edhe vetë Shqipërisë por edhe këtë duhet ta prisje. A nuk fliste e sillej edhe i ati kështu .

Ju me të drejtë e quani përplasje vlerash debatin me të dhe sigurisht që i tillë është kjo duket edhe nga debati juaj fjalori i përdorur dhe niveli i palëve në të, të dy përfaqësues të denjë të familjeve e shtresave që përfaqësoni . Ti një Kaceli fisnik ai një Hoxha kriminel, as një ndryshim nga brezi në brez .

Ndryshimi duket qartë edhe në qasjet e një idealisteje, ai një materialisht makut : Kur ti i thua se ne fituam ai të thotë na “rrojtët bythën “. Sigurisht që kështu do të ndodhte pasi ai dhe raca e tij kriminale nuk e kuptojnë dot botën pa urrejtje , pa hakmarrje pa krime , para pushtet e pasuri . Ti ke të drejtë në pretendimin tënd për fitoren pasi ti ashtu si dhe gjyshi jot shikon si fitore zhvillimin e begatinë e vendit tënd popullit tënd kombit tënd , ndërsa ai ashtu si i ati i tij pushtetin dhe pasurinë e familjes së tij . Ti ke të drejtë në këndvështrimin tënd pasi Shqipëri është e lirë e demokratike , anëtare e NATO-s dhe kandidatë për në BE e orientuar tërësisht nga Perëndimi dhe jo Lindja ku donte ta syrgjynoste familja kriminale Hoxha dhe bashkëpunëtorët e tjerë të saj kryesisht jo shqiptarë. Po edhe ai mendon se ka fituar pasi me gjithë krimet e tmerrshme dhe grabitjet e kryera ndaj këtij populli ai është sot njeriu më i pasur i vendit dhe me pushet . Sot në qeveri janë besnikët e familjes së tij, ne disa breza . Po jo vetëm kaq . Avokati i tij është edhe drejtuesi nr2 i opozitës “antikomuniste” . Për të gjitha këto ai ka të drejtë të pretendojë se ne i “rruam bythën” . Ai nuk e mendon dot që ne as qe na shkon mendja për hakmarrje personale mjafton që bindjet e idetë tona për polin e kombit të realizohen .

Por sigurisht që sipas qasjes sonë ai nuk ka fituar . Ai është sot pjesëtar i familjes më të urryer në histori nga shqiptarët , i biri i tij është i arrestuar në burg për trafik ndërkombëtar droge , Jo se kishte nevojë për para por se kanë gjen e natyrë krimineli e nuk rrinë dot pa kryer krime . Ti si brez i tretë i takon të kashtohesh me këtë burgaxhiun ordiner të tyre , Ku je ti e ku ai ! Ti botuese, producente, analiste e pronare e disa mediave bashkëpunëtore e Berluskonit ai në burg si kriminal e bashkëpunëtor me ca trafikantë nga Kolumbia.

Zonjushë e nderuar !

Është tamam përplasje vlerash historike e aktuale .Ai nuk e kupton e as nuk e pranon dot fitoren tënde , Shqipërinë që do të bëhet . Ka një konflikt historik në këtë vend shumë përpara se të bëhej shtet më vete . Janë ca familje që shkrinë pasurinë madje edhe jetën e tyre për të bërë Shqipërinë dhe disa të tjera që shkrinë Shqipërinë dhe jetët e shqiptarëve për të bërë pasuritë e tyre, kuptohet qartë cilës palë i përkisni secili nga ju . Të kujtohet fare të kam shkruar kur përktheve e botove në Itali veprën monumentale të atë Zef Pllumbit “ Rrno vetëm për me tregue “ : Ne do t’ia dalim !

Te përgëzoj për guximin dhe kulturën e treguar në përballjen me pjellën e diktatorit . Mos u ndje keq për fjalorin e ndyrë që ka përdorur me ty ,të njëjtët njerëz gjyshit tënd i morën jetën pa asnjë arsye e faj .

Nuk mund të prisje tjetër gjë nga një… qen bir qeni.

 

 

Etiketa: Ilir hoxhakeda kaceliNebil Cika
Pas

Qiratë e zyrave në Tiranë, më të shtrenjtat në rajon, ja sa variojnë

Para

Lëvizjet në qeveri, Kokëdhima: Arnimet nuk i shërbejnë askujt, kaosi politik si në ’97-tën

Para
Kokëdhima i shqetësuar  për mbylljen e Call Center-ave në Shqipëri: ‘’Një tragjedi!’’. Sugjeron ç’duhet bërë

Lëvizjet në qeveri, Kokëdhima: Arnimet nuk i shërbejnë askujt, kaosi politik si në '97-tën

Discussion about this post

 



Të Fundit

Hasani mikpret Zëvendëskryeministren për Integrimin Evropian të Moldavisë: Bashkëpunim për integrimin

Gara e fortë në Lezhë! Kontestohet një votë, PS pretendon se është e pavlefshme, por…

“Shqipëria e ka vendin në BE”, Macron falënderon Ramën për mikpritjen: Franca ju mbështet në këtë rrugëtim!

Sot, finalja e Eurovizion, “Zjerm” pritet të ndezë skenën, Suedia favorite për të fituar

Numërimi i votave të diasporës nga Greqia, përfundon procesi për disa nga qytetet

Lufta në Ukrainë/ Trump do të zhvillojë bisedë telefonike me Putin dhe Zelensky

Nën dyshimin për spiunazh, kush janë 3 iranianët që dalin para gjykatës së Londrës

Vota e diasporës, dalin 50 vota më shumë në kutitë e fundit, Tabaku i ankohet Celibashit

Lavrov dhe Rubio në bisedë telefonike, diskutojnë rezultatet e bisedimeve në Turqi

Marrëveshje mes Rusisë e Ukrainës? Ja çfarë u propozon Vuçiç palëve

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.