Skulpturat po marrin formë në shëtitoren e Sarandës Shëtitorja kryesore e qytetit të Sarandës po merr një pamje të re. Në të do të vendosen skulptura, të cilat do ta bëjnë akoma edhe më shumë dinamik, interesant dhe tërheqës qytetin, jo vetëm për qytetarët e tij, por edhe për turistët.
Gjithçka është ende në proces pune. Në këto foto skulpturat janë duke u gëdhendur dhe priten që të pozicionohen së shpejti.