14:49 | 28/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Mund të qendroni maksimumi 2 orë dhe do të ketë vetëm në hyrje, si do të zbatohen masat në Qendrat Tregtare

21:36 | 10/05/2020
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Mund të qendroni maksimumi 2 orë dhe do të ketë vetëm në hyrje, si do të zbatohen masat në Qendrat Tregtare

Përpos parukerive, klinikave dentare, ditën e nesërme (e hënë, 11 maj) do të nisin aktivitetin edhe një pjesë e dyqaneve të qendrave tregtare.

Ndërkohë lëvizja dhe qëndrimi nëpër qendra do të jetë e kufizuar dhe në kushte sigurie. Në protokollin e masave higjieno-sanitare të publikuar në e-albania thuhet se:

Vizitorët duhet të shkojnë në një qendër tregtare vetëm atëherë kur është e nevojshme.
Në qendër tregtare nuk do të ketë parkim me “shoqërues parkimi”.

Një vizitor mund të qëndrojë vetëm për maksimum 2 orë dhe në qendër nuk mund të lejohen më shumë se 50% e kapacitetit të qendrës tregtare në të njëjtën kohë. Vizitorët do të informohen paraprakisht për limitin e fashës orare. Të përdoret ashensori, por jo më shumë se 30% e kapaciteteve të tij.

Shërbimet tregtare me tavolina apo shërbim në këmbë nuk lejohen gjatë kësaj periudhe në ambientet e brendshme të qendrës tregtare. Po kështu edhe parqet e lodrave dhe kinematë nuk do të jenë të hapura.

Përsa i përket pagesës, do të promovohet pagesa me kartë, por nuk përjashtohet pagesa cash.
Qendrat tregtare do të kenë dyer elektrike dhe do të përcaktohet vetëm një hyrje dhe një dalje, pra lëvizja e vizitorëve do të jetë vetëm në një drejtim. Të gjitha pikat e hyrjes në qendër do të jenë të hapura për të siguruar kalimin e vizitorëve në korridorin e sigurisë, i cili duhet të jetë me shenja të dukshme në dysheme.

Sipërfaqet me nivel ndotje apo prekje të lartë do të pastrohen shpesh me dezifektantë (shkallët elektrike, butoni ashensorit, tualetet etj.)

Etiketa: qendrat tregtare
Pas

Artan Hoxha i vetëm në garë për Rektor në UT, zbardhet lista e kandidatëve për postet e tjera

Para

Thanë se u nda nga juristi, Nevina Shtylla tregon unazën dhe flet për herë të parë

Para
Nevina Shtylla i jep fund lidhjes disa vjeçare me të dashurin jurist, bën deklaratën e papritur

Thanë se u nda nga juristi, Nevina Shtylla tregon unazën dhe flet për herë të parë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Greqia ashpërson ligjet për azilkërkuesit

Pellegrini para finales së Conference League: Chelsea është favorit, por ne jemi gati

Pogradec, masat për administrimin e sezonit veror

Vlorë/ Aksidentohet punonjësi i pusit të naftës në Selenicë, merret nën hetim përgjegjësi i firmës mirëmbajtëse

Mafia italiane braktis luftërat e ashpra/ Raporti zbulon bashkëpunimin mes Cosa Nostra, Camorra-s dhe Ndrangheta-s

Komisioni antikorrupsion nis hetimet kundër kryeministrit slloven

Presidenti serb nderon kongresisten Claudia Tenney për “forcimin” e marrëdhënieve Serbi-SHBA, Vuçiç: Pavarësisht presioneve të shumta, ajo ruajti dhe kultivoi miqësinë ndaj vendit tonë

Punësimi i të rinjve, Zyrat e Punës ndihmuan 40% të aplikantëve deri në 29 vjeç

Sllovakia miraton shitjen e mishit të arinjve të murrmë për konsum

Lojtari largohet nga Arsenali, i dërgon mesazh tifozëve

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.