Gazetari Bekim Olluri ka folur lidhur me dy Samitet e zhvilluara në Tiranë këto dy ditët e fundit, teksa ka komentuar edhe pjesëmarrjen e presidentit serb, Aleksandër Vuçiç.
Lidhur me qëndrimet e këtij të fundit, Olluri tha se ai është i kërcënuar nga Rusia për çfarëdolloj lëvizjeje që ka të bëjë me Ukrainën.
“Si çdo herë, edhe presidenti Vuçiç, edhe kryeministrja serbe, janë të kërcënuar nga shteti rus që të mos pranojnë çfarëdolloj njohje ndaj Kosovës. Vuçiç është i kërcënuar nga Putin, ai e ndërpreu Samitin nga frika se mos duket sikur po përkrah Ukrainën. Në Tiranë, ai deklaroi për mediat serbe që s’do dakordësohet me shtetet e tjera. Në çdo gjë që ka lidhje me Ukrainën, ai do të shpalosë zymtësi, sepse kërcënohet nga Rusia. Ky është betuar që do e çojë mandatin e tij kundër Kosovës, e tashmë kundër Ukrainës,”- ka deklaruar gazetari.