Referuar qëndrimit të ndërkombëtarëve për krizën politike në Shqipëri dhe përplasjet midis palëve politike apo edhe dekretet e njëpasnjëshme të Presidentit Meta, i ftuar në studion e FaxNews pasditen e sotme ka qenë Aleksandër Biberaj, anëtar i këshillit kombëtar të Partisë Demokratike.
Ndërsa shprehet se mazhoranca vijon me të njëjtin qëndrim tallë dhe fyes ndaj institucioneve shqiptare duke mos përfillur Presidentin, i pyetur në lidhje me dy qëndrimet krejt të kundërta të ambasadës britanike dhe asaj gjermane ditën e sotme referuar situatës politike, Biberaj shprehet se një gjë e tillë është e justifikueshme përsakohë të dyja ambasadat përfaqësojnë qëndrimet e palëve respektive.
“Unë i kuptoj qëndrimet e ndërkombëtarëve, kanë qëndrime të ndryshme. Përfaqësojnë politika të ndryshme të vendeve të tyre, qasjet që kanë këto vende në raport me Shqipërinë, qasjen që kanë në raport me qeverisjen, me politikën, por duhet të kemi parasysh se farë ndodh këtu vendoset nga vetë shqiptarët.”
Po ashtu, Biberaj ka komentuar edhe atrikullin e prestigjozes WashingtonTimes, duke u shprehur se është i kuptueshëm dualizmi midis DASH dhe zyrës së presidentit Trump. Sipas Biberaj shkak i këtij dualizmi është edhe çështje interesash, për shkak të Sorosit: “Publikimi i artikullit në WashingtonTimes është një linjë liberal demokrate do të thosha që ju përket demokratëve amerikanë, e mbështetur nga Xhorxh Soros. Kjo linjë absolutisht ka qenë dhe mbetet kundërshtare e Presidentit Trump, gjë që është theksuar edhe para dy viteve. Kjo linjë ka qenë e financuar dhe vijon ende të financohet nga multimiliarderi Soros.”
Përsa i përket njohjes së 30 Qershorit si datë zgjedhjesh nga ndërkombëtarët, Biberaj shprehet qartë se: “Çdo veprim i ndërkombëtarëve në mbështetje të datës së votimeve në 30 Qershor shkel parimet e diplomacisë”.
Referuar tërheqjes vëzhguesve të zgjedhjeve për Shqipërinë nga KiE, Biberaj me fjalë të tjera thotë se kjo është një sinjal alarmi për politikën shqiptare, çka përforcon hapur qëndrimin se nuk mund të zhvillohet një proces i rregullt në 30 Qershor. Sipas tij këto votime nuk mund të çertifikohen s’di zgjedhje të rregullta, ndërsa shton se kjo thellon gjithnjë e më tepër krizën, duke mospërjashtuar mundësinë që situata të dalë jashtë kontrollit këtë të dielë.
“Nuk do të ketë çertifikim të këtyre votimeve dhe patjetër pritet që kriza politike të thellohet. Kjo sepse zgjedhjet zakonisht shfryjnë pakënaqsit popullore, mirëpo ky proces monist jo vetëm që nuk e shfryn, por do ta agravojë më tepër situatën politike. Kriza nëse do ketë votime moniste ditën e dielë, pritet të thellohet dhe nuk përjashtohet mundësia edhe që situata të dalë jashtë kontrollit.”
Intervista e plotë:
Fillimisht do doja një koment tuajn për situatën politike në Shqipëri referuar edhe dekretit të dytë të Presidentit Meta
Fatkeqësisht pavarësisht dekretit të dytë të Presidentit, mazhoranca vijon të ketë të njëjtin qëndrim kokëfortë,mospërfillës, injorues edhe tallës ndaj qytetarëve shqiptar, ndaj institucioneve kushtetuese aq më tepër institucioni i Presidentit, i cili është edhe institucioni i kreut të shtetit, është institucioni më I rëndësishëm në Shqipëri.
Ndërkohë ndërkombëtarët duken të ndarë përsa iu përket qëndrimeve të tyre ndaj politikës. Jemi njohur me dy qëndrime të ndryshme : ambasada gjermane e cila artikulon hapur se duhet të dënohen të gjitha krimet e mëparshme si dhe ambasada britanike e cila thotë se do akt dhunë është i papranueshëm në këtë situatë politike. Ju si e shikoni?
Unë i kuptojë qëndrimet e ndërkombëtarëve, kanë qëndrime të ndryshme. Përfaqësojnë politika të ndryshme të vendeve të tyre, qasjet që kanë këto vende në raport me Shqipërinë, qasjen që kanë në raport me qeverisjen, me politikën, por duhet të kemi parasysh se farë ndodh këtu vendoset nga vetë shqiptarët. Ne jemi një vend i lirë, jemi një vend demokratik, i pavarur dhe mendojë që vendimarrja iu përket institucioneve shqipëtare. Natyrisht çmojmë ndihmën e dhënë nga ana e ndërkombëtarëve, mekanizmave ndërkombëtarë gjatë këtyre 30 viteve, por natyrisht qëndrimet e tyre nuk mund të jenë formula e zgjidhjes për këto 30 vite.
Kriza është krizë jashtëzakonishtë e thellë, është krizë institucionale, është krizë e thellë politike, ekonomike, morale dhe sociale, e cila po largon nga Shqipëria dhjetra, qindra e mijëra njerëz, kryesisht të rinj. Është një krizë shumëplanëshe, e gjithëanëshme dhe normalisht shkaktari i kësaj krize është kryeministri actual tashmë në ikje, i cili qeveris jo me njerëz, por me një bandë me kriminelë të cilët janë zënë në flagrancë duke vjedhur votat për të vjedhur Shqipërinë, ndërsa sot po vjedhin Shqipërinë për të vjedhur votat.
Zoti Biberaj, sot qytetarët shqiptarë , janë njohur me një analizë të WashingtonTimes, ku duket qartë se DASH është i ndarë në dy qëndrime referuar situatës politike në Shqipëri. Është e vërtetë një gjë e tillë, ekzistojnë dy qëndrime?
Unë e ndjek politikën amerikane dhe kjo historia e Presidentit amerikan me qëndrimin e DASH ka kohë që ekziston, pra kemi të bëjmë me një dualizëm lidhur me vendimarrjen në politikën amerikane.
Publikimi i artikullit në WashingtonTimes është një linjë liberal demokrate do të thosha që ju përket demokratëve amerikanë, e mbështetur nga Xhorxh Soros. Kjo linjë absolutisht ka qenë dhe mbetet kundërshtare e Presidentit Trump, gjë që është theksuar edhe para dy viteve. Kjo linjë kaqenë e financuar dhe vijon ende të financohet nga multimiliarderi Soros.
Ndërkohë linja e Presidentit Trump ka qenë dhe vijon të jetë krejtësisht ndryshe, më e cilësuar se linja e DASH dhe disa ambasadave në vende të ndryshme.
Kjo është krejtë e qartë e diskutuar nga Kongresi amerikan i Shtetit, është diskutuar nga Senati, ku është bërë apel shpeshherë për zgjidhje të krizës politike në Shqipëri dhe një gjë e tillë varet gjithmonë nga kryeministri Rama, si shkaktar i saj dhe për shkak se mban një ndër postet më të rëndësishme në qeverisje, atë të kreut të shtetit.
Ka një mbështetje për datën 30 qershor si një datë e re për zgjedhjet nga ndërkombëtarët, pavarësisht se ka një dekret të ri nga Presidenti Meta për ndryshimin e datës. A po shkelet kështu Kushtetuta e Shqipërisë nga ndërkombatarët.
Në disa raste të huajt i kalojnë kompetencat e tyre. Kemi parasysh që KiE është tërhequr nga monitorimi i zgjedhjeve dhe kjho është hera e parë që ndodh në Shqipëri në këtë perjudhe 30 vjeçare dhe se do të ishte mirë që edhe OSBE/ODIHR të bënte pot ë njëjtën gjë. Këto qëndrime të tyre tregojnë që ndërkombëtarët janë të përçarë dhe se nuk kanë një qëndrim unik referuar Shqipërisë.
Tejakimi dhe prenoncimi i tyre pro datës 30 Qershor tregonj një tejkalim të balancave politike dhe të diplomacisë. Normalisht Presidenti i Republikës e ka të drejtën kushtetuese të anulimit të zgjedhjeve dhe është jologjike që dalin disa pseudokonstitucionalistë dhe thonë të kundërtën, që pra Presidenti nuk e ka tagrin.
Presidenti i Republikës ka qenë në përputhje të Kushtetutën në çdo lëvizje të tij me dekretimin dhe çdekretimin e më pas të dekretimit të një date të re zgjedhje dhe se çdo veprim i ndërkombëtarëve në mbështetje të datës së votimeve në 30 Qershor shkel parimet e diplomacisë.
Nuk mund të diskutojmë 30 Qershorin pasi Presidenti e ka bërë nul.
A ka vend për alarm pas tërheqjes së vëzhguesve të KiE për vëzhgimin e zgjedhjeve?
Patjetër që kja ka vend për alarm sepse monitoruesit e zgjedhjeve gjithmonë kanë shëbyer në vcendet e Europës si një trio dhe kësaj i mungon kjo trio. Kjo është një mungesë jashtëzakonisht e rendësishme marrë parasysh se këto janë zgjedhje lokale dhe jo politike. Duhet të kemi parasysh se do duhet të pregatiten 3 raporte, raporti që del ditën e shtunë dhe që ka të bëjë me fushtën, por në Shqipëri nuk ka fushat. Ky raport përmbledh mënyrën se si ka vijuar fushata, mënyrën se si kanë dalluar kandidatët dhe ne nuk kemi kandidatë, mënyrën si kanë garuar partitë, si ka monitoruar media. Gjithë raporti i parë, duke qenë se nuk kemi garë mbetët inegzistent.
Raporti i dytë pastaj përgatitet nga monitoruesit afatshkurtër që vijnë ditën e shtunë dhe largohen ditën e hënë. Kjo bën fjalë për ditën e votimit dhe pastaj del raporti pas disa javëve apo disa muajve për zgjedhjet. Kështu që, po ashtu nuk mendoj se do të jetë korrekt, sepse në gjithë perjudhën demokratike nuk është parë të krijohet një raport për zgjedhje moniste që pas viteve ’90.
Roli i OSBE-së deri tani si e shihni? Nuk është përgjigjur ambasadori Borchardt deri tani se si duhet të veprohet.
Borchardt ka mbajtur një qëndrim totalisht të njëanshëm e cila shkon krejtësisht në kundërshtim edhe të organizatave ndërkombëtare,
A janë ndërkombëtarët dhe ambasadorët në Shqipëri kaq të përçarë fal lobimeve politike apo nuk ka lidhje me këtë?
Ambasadorët kryesisht janë postjer të vendeve të tyre, por edhe ata kuptohet kanë qëllimet dhe interesat e tyre personale dhe shpeshherë lokalizohen më shumë sesa duhet dhe ne gjatë këtyre 30 viteve, përveç respektit sit ë huaj që janë, iu kemi dhënë më shumë kredenciale, iu kemi dhënë më shumë rëndësi sesa në çdo vend tjetër të zhvilluar. Ky është një qëndrim inferior përballë të huajve të cilin asnjëherë nuk e kam pëlqyer.
E kanë ushqyer vetë politikanët këtë lloj qëndrimi ndaj ambasadorëve?
Po, vetë politikanët. E kanë ushqyer vetë politikanët. Kur je një zyrtarë i lartë shteti, ka një protokoll që duhet të zbatosh, që duhet ta respektosh. Por këtu në Shqipëri nuk funksionon kjo gjë. Këtu janë fetishizuar, janë kthyer në guvernator dhe u japin rëndësinë duke i trajtuar në të njëjtin stad me Presidentin, kryeministrin, ministrat, deputetët.
Për këtë gjë është faji ynë, sepse pavarësisht se njerëz të respektuar ata përfaqësojnë interesat e tyre në Shqipëri.
Përsa i përket çështjes së dialogut, unë mendoj se pas 30 vitesh politika shqiptare duhet të tregojë një anë maturie, sepse nuk është nevoja që të vijë ambasadorët dhe të na japin leksione.
A mundësi ka që të mos çertifikohen zgjedhjet e 30 Qershorit?
Nuk janë zgjedhje e përsëris, janë votime. Nuk do të ketë çertifikim të këtyre votimeve dhe patjetër pritet që kriza politike të thellohet. Kjo sepse zgjedhjet zakonisht shfryjnë pakënaqsit popullore, mirëpo ky process monist jo vetëm që nuk e shfryn, por do ta agravojë më tepër situatën politike. Kriza nëse do ketë votime moniste ditën e dielë, pritet të thellohet dhe nuk përjashtohet mundësia edhe që situata të dalë jashtë kontrollit.
Si e shikoni, a mundet që 13 Tetori të jetë një datë për zgjedhjet duke qenë që edhe Partisë Demokratike i plotësohen disa nga kërkesat për garantimin e procesit zgjedhor?
13 Tetori do të ishte një afat optimal por edhe një afat, i cili përjashton edhe mundësinë për të marrë ftesën për hapjen e negociatave dhe unë mendojë që është koha e duhur edhe për PD-së që të pregatitet për zgjedhje.