17:43 | 30/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Qëndro Tefik, qëndro miku im, ti ishe aty edhe në 97-tën, edhe kur ndodhi Gërdeci”, kolegia apelon për mjekun

00:44 | 18/05/2017
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Qëndro Tefik, qëndro miku im, ti ishe aty edhe në 97-tën, edhe kur ndodhi Gërdeci”, kolegia apelon për mjekun

Tefik Zhurda mjeku anestezist që tentoi të vriste jetën po lufton deri në momentet e fundit për të mbijetuar. Miq të shumtë të tij janë solidarizuar me gjendjen dhe i kërkojnë atij që të luftojë fort dhe të qëndrojë.

Njëra prej tyre në një shkrim të gjatë publikuar në rrjetet sociale e nis me dy fjalë “qëndro Tefik, qëndro miku im, mos ik”. Po ashtu këtë shkrim e ka shoqëruar me foto nga jeta profesionale e mjekut.

SHKRIMI I PLOTË:

“Qendro, mos ik, Miku im Tefik
Pas 25 vitesh pune, nuk e mendoj dot qe je i shtrire ne ate shtrat, me nje tub qe te mban gjalle. Ne ate shtrat ku ke luftuar dhembe per dhembe me vdekjen, ku ke shpetuar me qindra jete.

Ti ishe aty, kur 97 na plasi me qindra e mijera njerez te sakatuar, ku shqiptare te terbuar me kallashnikov e shami ne koke si kamikaze vrisnin pa meshire njeri tjetrin, ti ishe aty ku Gerdeci plagosi e sakatoi me qindra,ku helikoptere me te lenduar nga Kosova uleshin e ngriheshin cdo minute,ti ishe aty, aty ku binin e copetoheshin autobuze e furgona, e njerezit vinin te sakatuar , ti ishe aty duke bere punen e mjekut humanist dite dhe nate, me perkushtim e dinjitet.

Sot nuk je, je i shtrire ne nje shtrat te mallkuar sepse more persiper me ndergjegje dhimbjen e tjetrit, por harove dhimbjen e familjes dhe nenokes tende plake, dhimbjen tone miku im.Ti je aty i shtrire se e dije qe kjo shoqeri e mbarsur nga djajte do te fajesonte, kjo shoqeri qe ka pjelle vec trazira e dhimbje dhe gjithe pacavuret e konfliktet njerezore me te vrare,te plagosur,e copetuar ua ka perplasur mjekeve ne surat, e kurre su interesua si punojne keta njerez. Por ne, ne koleget e tu e dime si kemi punuar,e sa na eshte dashur te sakrifikojme. Jeten, por dhe jeta jone duket nuk i kenaq vampiret deshtake te nje shoqerie pa moral. Ata njerez qe sot hedhin balte mbi ty, Zoti neser do ia hedhe mbi koken e tyre. Akti yt sublim, eshte akti i njerezve te paket me ndergjegje e dinjitet, se kjo shoqeria jone, kriminelet qe vrasin i ben deputet. Te lutem qendro, qendro e lufto per te gjithe ne qe te duam. Mos ik, mos ik, or mik.” (E.K/SHUPLAKA)

Etiketa: apeli i kolegesmjekutefik zhurda
Pas

“Ujë dhe kafe”, Rama dhe Basha duket se do e gdhijnë në Kryesi (DETAJET E FUNDIT)

Para

A do të ketë gjatë ditës së sotme një deklaratë të DASH-it për situatën poltike në Shqipëri?

Para
Çdo ndodhë më tej?

A do të ketë gjatë ditës së sotme një deklaratë të DASH-it për situatën poltike në Shqipëri?

Discussion about this post

 



Të Fundit

Spitali i fundit në veriun e Gazës evakuohet pas urdhërit izraelit

Detaje tronditëse nga vrasja e 14-vjeçares në Napoli, autori rrëfen krimin: Nuk më përqafoi, e godita me gur në kokë kur më ktheu shpinën

Avokati i Popullit ngre alarmin në Maqedoninë e Veriut: Fëmijë nën moshën 6 vjeç përdorin drogë

Operacion antidrogë në Itali/ Arrestohen 3 shqiptarë, bllokohen 10 llogari bankare

Komandot britanikë kapin 1.5 ton drogë në Detin Arabik me vlerë 30 milionë paund

Spitali ditor në QSUT, shërbim 24 orë për pacientët pa nevojë shtrimi

Kryetarja e Kuvendit, znj. Elisa Spiropali, bashkëbisedon me nxënës e mësues mbi Kushtetutën për Fëmijët: Ditë të Hapura në Kuvend me rastin e 1 qershorit

Krujë/Vijon operacioni policor i koduar “Koordinata”, kapet njëri prej autorëve të kultivimit të bimëve narkotike(EMRI)

Mbi 100 viktima nga përmbytjet pas shirave të rrëmbyeshëm në Nigeri

Ministri izraelit i mbrojtjes: Do të ndërtojmë shtet hebre në Bregun Perëndimor

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.