09:24 | 29/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Qëndroi 14 ditë në karantinë në Turqi, flet studentja e ardhur nga Wuhan: S’ka vend për panik, ja si e përballuam ne

18:02 | 24/02/2020
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Qëndroi 14 ditë në karantinë në Turqi, flet studentja e ardhur nga Wuhan: S’ka vend për panik, ja si e përballuam ne

Silva Doçi është studentja që ndodhej në Wuhan të Kinës në kohën kur ka shpërthyer epidemia e koronavirusit, ndërsa është mbajtur në një karantinë në Turqi për 14 ditë me radhë pasi ka vendosur të kthehet në Shqipëri.

Në një intervistë për gazetaren e Fax News, Jonada Zelka, Doçi ka treguar kohën kur një grup studentësh u mbyllën në ambjentet e universitetit ku studionin, udhëtimin në Shqipëri dhe përmballjen me afrimin e epidemisë në vendin tonë pas rasteve që janë në rritje minutë pas minute në Itali.

“Ditët e para filluam vetë karantizimin sipas rregullave që vendosi universiteti. Të qëndronim brenda, të mos shoqëroheshim me shumë njerëz, pastaj kontaktova ambasadën shqiptare që falë saj jam këtu me ju. U informuam, si do të mbroheshim, si do të kujdeseshim për higjenën personale, deri më tani nuk ka asnjë rast me të prekur nga koronavirusi. Ata që janë atje janë të shëndetshëm me sa di unë. Vetëizolimi ishte mënyra më e mirë, njerëzit janë të kufizuar në ambjentet e shtëpisë. Për të siguruar ushqime, ka një rregull që një person në vende të posaçme të dalë dhe marrë furnizime, ose ka një person nga një kampus pallatesh që merr porositë dhe ua dërgon nëpër banesa. Tani nuk ka asnjë shqiptar me sa di unë në Wuhan, ishim katër dhe jemi kthyer në Shqipërio. Kam qëndruar 14 ditë në karantinë në Turqi, isha pjesë e grupit të studentëve dhe qytetarëve turq. Çdo gjë na vinte në dhomën e spitalit, na bënë disa herë kontrolle të vazhdueshme, dolëm negativ dhe u kthyem në Shqipëri. Është lajm shumë i mirë që ne nuk kemi asnjë rast, por Italia është afër dhe nuk i dihet.

Duhet të ketë një sensibilizim dhe pranim të rrezikut, ekziston frika por nuk ka vend për panik, higjena personale është kryesorja, nëse nuk ka në vendet e zhvilluara një ilaç, nuk ka as në Shqipëri. Ndodh kudo që informacionet e rreme të përhapen përmes internetit, por kjo nuk e ndihmon situatën. Informacioni është më i rëndësishmi, nëse ka maska normalisht duhet bërë përdorimi i tyre. Pashë që njerëzit nuk kanë gjetur maska në farmaci, ky është një problem, dhe gjithashtu nuk duhen rritur çmimet. Fakti që na gjen ne të papërgatitur, nuk do të thotë se jemi vetëm ne. Në Kinë prodhohen maskat dhe e gjeti pa maska”, tha Doçi.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Etiketa: koronavirusisilva doci
Pas

Koronavirusi/ OBSH: Bota të përgatitet për pandemi

Para

“Nuk po përdoren transportet publike”, gazetarja nga Italia: Gjendja e përkeqësuar, shumë shqiptarë janë kthyer

Para
“Nuk po përdoren transportet publike”, gazetarja nga Italia: Gjendja e përkeqësuar, shumë shqiptarë janë kthyer

"Nuk po përdoren transportet publike", gazetarja nga Italia: Gjendja e përkeqësuar, shumë shqiptarë janë kthyer

Discussion about this post

 



Të Fundit

SHBA/ Senati jep dritën jeshile për debatin mbi projektligjin masiv të shpenzimeve të Trump

“Ktheni pengjet në shtëpi”, Trump kthen vëmendjen te Gaza pas Iranit: Bëni një marrëveshje!

Moti sot/ Diell dhe temperatura mbi 30°C në gjithë vendin

Horoskopi për ditën e sotme, 29 qershor 2025

Kanadaja kundër Trump, miraton ligjin që përshpejton projektet e ndërtimit të kombit

Surpriza e merkatos, Broja si opsion për ish-trajnerin e Junajtid! Do të pritej nga dy sulmues shqiptarë

Egjipt/ Kamioni përplaset me autobusin, 19 të vdekur

Himarë: Dallgët penguan rikthimin në breg, Policia Kufitare shpëton 16 persona

Kremtohet 25-vjetori meshtarak i ipeshkvit Monsinior Simon Kulli, një prej priftërinjve të parë pas diktaturës

Milan nuk heq dorë nga Jashari, klubi bleg kërkon 50 milionë euro

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.