Ornela Naqellari kryetare e Gjykatës së Lezhës do të gjykohet të enjten nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit lidhur me disa praktika në punë që janë në kundërshtim me ligjin.
Para disa ditësh gjykatësja ka dalë para këtij komisioni lidhur me kriteret e pasurisë dhe pastërtisë së figurës. Këto vlerësime ajo i ka kaluar pa probleme nga anëtarët e trupit gjykues.
“Komisioni ka kryer një hetim të thelluar në lidhje me pasuritë: tokë arë në Përmet, të fituar me ligjin 7501, në bashkëpronësi me familjarët.
Nga hetimi ka rezultuar se nuk ngrihen dyshime për këtë pasuri. Komisioni hetoi edhe në lidhje me një makinë të blerë së bashku me bashkëshortin, që gjithashtu rezulton se nuk ka dyshime. Ndërkohë, nga hetimi administrativ për likuiditetet e deklaruara ka rezultuar se deklarimet janë të rregullta”, tha relatorja Suela Zhegu.
Cështja që u diskutua nga komisjoni ishin tre denoncime të publikut që ngritën dyshime për aftësinë profesionale të gjykatëses. Një nga denoncimet bënte fjalë për dhënien e një vërtetimi në kundërshtim me ligjin por për këtë gjë gjykatësja Ornela Naqellari sqaroi se bëhej fjalë për një praktikant të drejtësisë, i cili kishte ndjekur seancat gjyqësore për të marrë njohuri dhe kjo praktikë njihej me anën e një vërtetimi nga ana e titullarit.
Denoncimi i dytë është berë nga kancelarja e gjykatës që pohon se ajo ka paisur me vërtetim një person që nuk ishte paraqitur në gjykatë dhe i treti se gjykatësja kishte qëndruar në një hotel në Lezhë pronar i të cilit ishte një person ku Nurellari ka vendosur pro tij gjatë një seance në të cilin ai gjykohej.