20:48 | 30/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Qëndron më pak se 24-orë në punë, jep dorëheqjen drejtori i sapoemëruar i INSTAT-it

14:10 | 23/02/2018
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Qëndron më pak se 24-orë në punë, jep dorëheqjen drejtori i sapoemëruar i INSTAT-it

Pas më pak se një dite në detyrë ka dhënë dorëheqjen nga kreu i INSTAT Erion Manohasa.

Kjo pasi sot Partia Demokratike ka denoncuar se Manohasa më parë i emëruar si drejtori i Fondit të Kujdesit Shëndetësor, u shkarkua nga gjykata për shpërdorim detyre.

Sipas PD Manohasa u shkarkua për firmosjen e një kontrate korruptive, në kundërshtim me përcaktimin ligjor të kontratave, ndërsa sot u emëruar si drejtor i drejtorisë së Integrimin dhe projekteve në INSTAT.

Po në një reagim të INSTAT thuhet se emërimi i Erion Manohasas është bërë sipas ligjit të Nëpunësit Civil, e megjithatë duke ditur rëndësinë e institucionit, drejtori i sapoemëruar ka dhënë dorëheqjen.

REAGIMI I INSTAT:

Nisur nga një reagim publik i një partie politike, lidhur me emërimin pranë Institutit të Statistikave (INSTAT) të Z.Erion Manohasa, sqarojmë se emërimi është bërë konform Ligjit për Nënpunësin Civil, Nr.152/2013 (ndryshuar me ligjin nr. 178/2014 dhe ligjin 41/2017).

Është e vërtetë se Z.Erion Manohasa ka pasur një çështje gjyqësore, por çështja është pushuar dhe ai është punësuar sipas ligjit nga lista e pritjes së nëpunësve civilë.

Duke u nisur, sidoqoftë nga domosdoshmëria për të mos lënë asnjë hije në integritetin absolut të INSTAT, si një institucion i një rëndësie të veçantë, Z. Erion Manohasa i është kërkuar menjëherë dorëheqja, dhe ai e ka dhënë atë.

Për çdo sqarim lidhur në këtë çështje, ju lutemi kujdo që është i interesuar të kërkojë zyrtarisht dosjen e Z. Manohasa.

Nënvizojmë në fund, keqardhjen për një reagim të bazuar në të pavërteta ndaj INSTAT dhe i bëjmë thirrje partive politike që të mos e përfshijnë këtë institucion në politikën e ditës.

(E.K/FAXWEB)

Etiketa: drejtori i instatERION MENOHASA
Pas

Zbuloni në cilin qytet jetojnë shqiptarët që lindin më shumë fëmijë

Para

Skandali seksual me sekretaren e tij, zv. kryeministri paralajmëron dorëheqjen

Para
Skandali seksual me sekretaren e tij, zv. kryeministri paralajmëron dorëheqjen

Skandali seksual me sekretaren e tij, zv. kryeministri paralajmëron dorëheqjen

Discussion about this post

 



Të Fundit

FOTO/ Elon Musk mban fjalimin e lamtumirës, shfaqet në konferencë me Trump! Presidenti amerikan i dhuron “çelësin e artë”

Masat ndëshkuese të BE, për dy vite Kosovës i pezullohen mbi 613 milionë euro

EMRI/ Të shtëna në Durrës, plagoset një person

Alarm për bombë tek Hotel Plaza/Rezulton lajm i rremë

Elbasan/ Dy 14-vjeçarë ngacmojnë seksualisht një të mitur, e filmojnë dhe postojnë në rrjetet sociale

FOTO/ Dëmtohet tabela përkujtimore në nder të Ilaria Sulës, reagojnë Universiteti dhe babai i shqiptares: Akt vandalizmi! Është fyer kujtimi i saj

100 mijë shqiptarë me kriptomonedha / U zhvillua në Tiranë samiti i kriptos për Ballkanin, ekspertët tregojnë fitimet dhe rreziqet

Kanadaja përballet me emergjencë zjarresh, evakuohen 17 mijë banorë

Raporti i ri/ Koreja e Veriut furnizon Rusinë me raketa dhe trupa për luftën ndaj Ukrainës

“Më në fund do e martojmë Shqipërinë me BE”, komisionerja Marta Kos: Në qershor hapen të gjithë kapitujt, me Ramën…

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.