Lulzim Basha deklaroi sot se pas 3 incineratorëve qëndron Edi Rama dhe Arben Ahmetaj, me 400 milionë eurot që do marrin, ndërsa disa minuta më pas ka ardhur edhe kundërpërgjigja e ministrit të Financave dhe Ekonomisë.
”Per opinionin publik, mund te them sot se brenda 7 vitesh bashkia e Elbasanit e Fierit do jene bere pronare te dy inceneratoreve per nje kosto totale investimi dhe sherbimi prej 54 milion Euro me tvsh (dhe proceduren e pagesave per blerjen e agregateve ne Fier e ka certifikuar edhe vete Kontrolli Larte i Shtetit), nderkohe qe Elbasani ka shpetuar e Fieri do te shpetoje prej helmeve te plehrave qe qeveria e vjeter e Lulezimit i la te digjen rrugeve.
Projekti i Tiranes eshte ende larg konkretizimit dhe heperhe nuk mund te thuhet qe eshte e sigurte se do te zbatohet, por e sigurte eshte qe ne seancen e kesaj jave ne Kuvend Lulezim Bashen e pres me kenaqesi ne nje perballje shifrash, faktesh dhe provash. Qofte per luften kunder plehrave te lena rrugeve nga qeveria e tij e vjeter, qofte per 1 milione dollaret e zinj per te bere pleh Shqiperine.”, kundërpërgjigjet Ahmetaj.
Sigurisht që para këtij sqarimi, ministri është siguruar që të sulmojë Bashën, pasi dihet, mbrojtja më e mirë është sulmi.
”Keqardhje e thelle per kryetarin e Partise Demokratike qe ka nje raport shume problematik me realitetin dhe sidomos me shifrat.
Nderkohe qe per 1 milone USD te kaluara ne kanalet e zeza te pagesave jashte sistemit ligjor te Republikes se Shqiperise, saktesisht permes nje kompanie offshore, nuk flet asnje fjale, paska zbuluar 400 milione euro qe do u paguakan per ndertimin e tre inceneratoreve ne Elbasan, Fier, Tirane. Dhe sipas tij per te shkaterruar Shqiperine dhe shendetin e shqiptareve.
Nderkohe qe nuk i ka deklaruar asgjekundi 1 milione dollaret e zbuluara matane oqeanit, te cilat vetem ai e di se nga burojne, po ajo qe dihet eshte se kane rrjedhur ne te zeze per te nxire Shqiperine dhe qeverine socialiste me balten e shpifjeve, na deklaron sot se po shkaterrohet Shqiperia dhe shendeti i njerezve, me 3 projekte te certifikuara nderkombetarisht. Nderkohe qe gjuan ne ajer nje shifer kolosale te perafert me ate per te cilen i iku prokurorise nga duart me raport mjekesor, Lulezim Basha nuk e fsheh dot mesa duket shqetesimin ne rritje per faktin se zullumi i 1 milione dollareve mund te mbyllet mbase ne Shqiperi me nje tjeter raport mjekesor, po zor se do mbyllet andej nga ana tjeter e oqeanit ku nuk t’i fal njeri lojrat kukamcefthi me parane.”
DEKLARATA E BASHËS:
”Sektori i plehrave dhe mbetjeve është sektori kryesor ku Edi Rama ka dashur t’i lërë dorë të lirë interesave kriminale. Edhe pse ligji është ndaluar nga hyrja në fuqi, prapë Edi Rama po ecën me një strategji shkatërruese për vendin: incineratorët.
Pse është shkatërruese? Në radhë të parë për njerëzit!
Së dyti: politikë e rrezikshme për shëndetit publik!
Së treti: nuk ndihmon industrinë e riciklimit!
Projektet e incineratorëve janë zbuluar si afera kriminale. Pse e themi këtë?
Mediet kanë zbuluar dhe kanë vënë dokumentet para publikut, të treja qëndron një njeri por pronarët e vërtetë janë Arben Ahmetaj dhe Edi Rama, vetëm ata mund të kishin guxim t’i jepnin 4.8 milionë euro pa filluar punë.
Në total sipas dokumenteve janë 400 milionë euro të paguara në 10 vite për këto incineratorë.
Marrin privatin për të ndërtuar incinertorët dhe bëjnë partneritet publik me privatin, ku privati nuk merr asnjë rrisk përsipër dhe e bëjnë këtë për një periudhë 10 vjeçare, 40 milione euro në vit.
Këto para në vend që të shkojnë për shkolla, në vend që të shkojnë për spitale… jo është aferë kriminale, mafioze!
Prokuroria dhe Kontrolli i Lartë i Shtetit të nisë menjëherë hetimin dhe të vënë pikat mbi i!
Kjo është një aferë e përmasave kriminale dhe është faqja tjetër e kanabizimit të Shqipërisë. Me kanabizimin eksportohej drogë drejt Europës, me incineratorë krijohet një aferë ku përfundojnë 40 milionë euro në vit, pas një personi që është Edi Rama dhe Arben Ahmetaj.
Kjo është afera që dua të denoncoj sot!” (V.G/Faxweb)