09:56 | 12/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

‘’Qëndroni larg!”, studentët paralajmërojnë forumet politike: Protesta jonë s’ka lidhje me ju!

10:37 | 07/12/2018
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
‘’Qëndroni larg!”, studentët paralajmërojnë forumet politike: Protesta jonë s’ka lidhje me ju!

Protesta e studentëve ka hyrë sot në ditën e tretë të saj, ndërsa kërkesat e tyre për përgjysmimin e tarifave janë primare.

Një nga thirrjet që është bërë gjerësisht në protestën e sotme është mbajtja larg e forumeve politike.

Shumë prej studentëve e kanë deklaruar dhe më herët që protesta e tyre lidhet me kushtet ekonomike dhe sociale të tyre dhe nuk ka asnjë ngjyrim partiak.

‘’Jo politikë, jo politikë”, janë koret e përdorura në masë nga ana e studentëve që janë mbledhur përpara Ministrisë së Arsimit.

“Do të kërkojmë dorëheqjen e ministres së Arsimit dhe më pas do të hyjmë në grevë urie”, është shprehur nga nga studentët e Fakultetit Juridik.

Kujtojmë se përveç 4 kërkesave kryesore e të bëra të ditura tashmë, si  anulimi i VKM për tarifën shtesë, përgjysmimin e tarifës së studimit, përmirësimin e kushteve të konvikteve dhe atë për bordin e administrimi, studentët e Kamzës kanë shtuar:

1- Paisja e të gjithë studentëve me Kartën e Studentit brenda vitit akademik 2018 – 2019;

2- Rritja e buxhetit për arsimin me 8% të GDP-së, buxheti për vitin 2019;

3- Reduktimi tarifës me 30% për vitin akademik 2018 – 2019;

4- Reduktimi tarifes me 50 % për vitin akademik 2019 – 2020;

5- Arsim publik falas për vitin akademik 2020 – 2021;

6- Përmirësimi i kushteve të konvikteve të Universitetit Bujqësor të Tiranës;

7- Mbështetja e aktiviteteve dhe projekteve të studentëve me një fond të veçantë, nivel fakulteti;

8- Mbështetje e studentëve për kërkime shkencore;

9- Mbështetje e studentëve të doktoraturës me fonde për kërkimin shkencor;

10- Rritja nga 10% në 40% e peshës totale të votës së studentëve për të zgjedhur kandidatët për dekan/rektor, dhe rritja e përfaqësisë së studentëve në senatin akademik me 20%.

(E.K/FAXWEB.AL)

Pas

Edi Rama iu frikësohet studentëve, rrethon kryeministrinë me policë (Video)

Para

Video/ E gjithë Shqipëria në protestë, studentët marshojnë rrugëve për të drejtat e tyre

Para
Video/ E gjithë Shqipëria në protestë, studentët marshojnë rrugëve për të drejtat e tyre

Video/ E gjithë Shqipëria në protestë, studentët marshojnë rrugëve për të drejtat e tyre

Discussion about this post

 



Të Fundit

Lufta në kufi, Polonia firmos marrëveshje të re me Korenë e Jugut për blerjen e 180 tankeve moderne K2

Sarandë/Finalizohet operacioni policor “Diving”: 3 të arrestuar, përfshirë një person në kërkim për vepra të rënda penale

Rama ndan pamje nga lumi i Bunës: Pas shumë vitesh rrjedh i lirë në shtratin e vet

Gabimi fatal pas rrëzimit të Air India me 260 viktima, furnizimi me karburant i motorëve u ndërpre në mënyrë të mistershme

Parashikimi i motit për sot, 12 korrik 2025

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës/ 18-vjeçari humb kontrollin dhe del nga rruga

120 të vdekur dhe 161 të zhdukur, Trump viziton Teksasin pas përmbytjeve

Theth/ Vijon aksioni për prishjen e ndërtimeve pa leje, shembet ndërtesa 2 katëshe

Ukraina: Goditëm me dronë fabrika avionësh dhe raketash në Rusi

Mourinho e futi në ndeshjen e Champions te Reali, mesfushori spanjoll kalon te Flamurtari në Vlorë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.