Ditën e djeshme pamje të rënda ishin ato të dy personave që kishin mbetur të bllokuar me makinën e tyre në Selenicë.
Për disa orë ata qëndruan nën ujë derisa një gomone shkoi pranë tyre për ti shpëtuar.
Gazetarja e ‘Fax News’ Klaudia Karabolli ka shkuar sot në spitalin e Vlorës për të parë nga afër gjendjen shëndetësore të Bashkim Muhajt.
Ata dje po udhëtonin nga Selenica në drejtim të Vlorës. Ai ka qendruar sipër automjtetit për shkak se mjeti ishte fundosur.
Ndërkohë kunata e tij është dërguar për një trajtim më të specializuar në QSUT, teksa gjendja paraqitet e qëndrueshme. Muhaj u shpreh se në momentet që ishin në ujë, e vetmja gjë që po mendonte ishte të shpëtonin kokën dhe se makina nuk kishte rëndësi.
(E.K/FAXWEB)