Gjithçka është zbuluar nga një qen i rracës “Staffordshire Terrier” i policisë italiane, i cili ka mundur të zbulojë trafikantin shqiptar në Itali. Gjatë kontrollit të makinës së 34-vjeçarit me iniciale E.B, karabinierët e Bolzano-s gjetën dhe sekuestruan 1 kg kokainë.
34-vjeçari pas ndalimit me makinë nga policia u shfaq nervoz dhe pyetjet e pakuptimta, bën që karabinierët të merrnin qenin e tyre për nuhatje të drogës dhe ai nuk gaboi. Gjykata dha dënimin me 4 vite e 6 muaj burgim për shqiptarin. Identiteti i plotë i shqiptarit nuk u bë i ditur nga policia italiane për efekte hetimi pasio vazhdojnë hetimet për bashkëpunëtorë të mundshëm të tij, shkruajnë mediat italiane. (J.V/Shuplaka)
Discussion about this post