Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish në rrjetet sociale lidhur me ngujimin e studentëve nëpër fakultetet, që sipas numrit 1 të qeverisë nuk janë gjë tjetër veçse pengmarrës.
Rama thotë se në drejtim të tij ka mijëra mesazhe nga studentë dhe prindër që duan të vijojë procesi normal i mësimit.
Reagimi i Ramës:
U kërkoj ndjesë e mirëkuptim studentëve e prindërve,që përmes mijëra mesazhesh ankohen për pengimin e dhunshëm të mësimit. Përbuzje për politikën që fshihet pas këtij agresioni të papranueshëm ndaj Universitetit. Kjo maskaradë s’do ta devijojë dot rrugën e nisur me studentët.
Universitetet kanë dorëzuar në Ministrinë e Arsimit të gjitha listat e studentëve që do të përfitojnë mbështetjen tonë financiare, sipas Vendimit të Qeverisë. Ministria e Financave ka nisur sot punën për të realizuar alokimin e fondeve në çdo universitet, student për student
Nesër është gati për prezantim publik portali i Programit të ri Kombëtar të Punësimit në administratë të studentëve më të mirë. Ky program është një nga risitë e reflektimit mbi protestën, i cili na çoi shumë përtej 8 kërkesave#QentëLeTëLehin ne do shkojmë së bashku përpara
(E.K/FAXWEB.AL)