07:24 | 13/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Qeset me ndihma çohen tek Ministria e Brendshme?! SHÇBA: Janë pakot që iu gjetën shefit të Rinasit

11:37 | 02/12/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Qeset me ndihma çohen tek Ministria e Brendshme?! SHÇBA: Janë pakot që iu gjetën shefit të Rinasit

Paraditen e sotme Aleanca për Mbrojtjen  e Teatrit ka publikuar disa video, ku qese me ndihma nga organizata bamirëse për personat e prekur nga tërmeti, janë futur në ambientet e Ministrisë së Brendshme.

Gjithçka është publikuar nga aktivistët e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, ku shihet se qeset me ndihma shkarkohen nga një makinë me targa private, dhe më pas futen në ambientet e brendshme të instituicionit.

“Në Ministrinë e Brendshme shkarkohen qese me ndihma nga Fundjavë Ndryshe. Ndihmat e mbledhura nga qytetarët për të mbijetuarit e tragjedisë së tërmetit kanë gjetur rrugën për në zemër të kryeqytetit, larg zonave e njerëzve të prekur. Filmuar pak më herët nga anëtarë të Aleancës për Mbrojtjen e Teatri”.

Mirëpo burime zyrtare nga Ministria e Brendshme sqarojnë se qeset i përkasin rastit në Rinas, dhe janë në cilësinë e provave materiale.

Reagimi i SHÇBA-së: 

Lidhur me pamjet filmike të publikuara në rrjete sociale e më pas në disa media online, ku shfaqen punonjës të Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) që shkarkojnë disa pako, sqarojmë se:

Pakot me ndihma janë prova materiale të sekuestruara në operacionin e datës 28.11.2019, ku u arrestuan në flagrancë 2 punonjës policie, 1 punonjës i Shërbimit Zjarrfikës, si edhe u proceduan penalisht 2 shtetase për veprat penale të “Mashtrimit” dhe “Shpërdorimit të detyrës”.

Procedimi i shtetasve të mësipërm u krye pas hetimeve të zhvilluara në lidhje me publikimin e një video në media, ku shfaqeshin pamje të transportimit e përvetësimit të një sasie të konsiderueshme pakosh ushqimore (të sekuestruara në cilësinë e provës materiale) të destinuara për banorët e prekur nga situata e tërmetit.

Me urdher te Prokurorise, të gjitha provat materiale të sekuestruara gjatë këtij operacioni janë magazinuar pranë magazinës së Drejtorisë së Përgjithshme të SHÇBA-së, ku është mbajtur proces-verbali përkatës.

Drejtoria e Pergjithshme e SHÇBA, e cila po heton rastin konkret i ka zyrat në godinën e Ministrisë së Brendshme.

SHÇBA apelon mediat të kontaktojne per te marre informacion zyrtar per lajme qe lidhen me Sherbimin, per te shmangur dizinformimin e qellimshem te publikut.

SHÇBA fton qytetarët dhe mediat te denoncojne çdo rast abuzimi, duke vene ne dispozicion numrin falas 0800 90 90.

“Për pyetjen tonë se pse po bëhej shkarkimi i ndihmave të Fundjavë Ndryshe te Ministria e Brendshme, morëm përgjigje se po sillen si provë materiale. Mos qeshni të dashur qytetarë, provë materiale, pikërisht kështu. Por sipas Kodit të Procedurës Penale e dimë që provat materiale dorëzohen ne polici e prej aty kalohen në Prokurori dhe JO në Ministrinë e Brendshme”, shkruan Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit.

Pak ditë më parë u arrestua dhe shefi i Komisariatit të Policisë në Rinas, i cili përvetësoi ndihmat e dhëna për banorët e prekur, duke i çuar në banesën e vjehrrës së tij.

Etiketa: qese me ndihma ne ministrine e brendshmevidhen ndihma
Pas

Banorët përplasen me inxhinierët në Durrës: Na sillni ndërtuesit këtu, duam ekspertë të huaj

Para

VIDEO/ “Nuk i ndihet zëri, më e mira në botë”, Rama nuk kursen lëvdatat për ish-ministren që e ‘flaku në rrugë’

Para
VIDEO/ “Nuk i ndihet zëri, më e mira në botë”, Rama nuk kursen lëvdatat për ish-ministren që e ‘flaku në rrugë’

VIDEO/ “Nuk i ndihet zëri, më e mira në botë”, Rama nuk kursen lëvdatat për ish-ministren që e ‘flaku në rrugë’

Discussion about this post

 



Të Fundit

Dy kuti shpallen të pavlefshme në Sukth/ Njëra me dëmtim, tjetra problem teknik! Njoftohet dhe KQZ

Kthjellime dhe vranësira kalimtare, parashikimi i motit për sot

Numërohen 424/449 kuti në Vlorë, PS kryeson me 8 mandate, PD 4. Lapaj në lojë për një mandat

Mallakastër/Socialistët festojnë me fishekzjarrë fitoren e thellë në zgjedhje

Pogradeci mbyll numërimin, Partia Socialiste fiton edhe këtë bashki

VIDEO/Mbyllet me brohorima numërimi në Mallakastër, PS fiton bindshëm me 9,000 vota

Mirditë/PD fiton me rezultat të thellë, mban bastionin në veri

Numërohen 183 nga 198 kuti në Gjirokastër/ Sa mandate sigurojnë PS dhe PD

Numërohen 383/587 kuti në Fier! PS kryeson me mbi 37 mijë vota më shumë, forcon mandatin e 12-të

Numërohen 318/493 kuti në Durrës, PS ka të mbrojtur mandatin e 8-të, socialistët kryesojnë me mbi 11 mijë vota

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.