Mariano Diaz është prezantuar si futbollist i ri i Real Madridit.
Nën shoqërinë e presidentit të klubit, Florentino Perez, sulmuesi i rikthyer në klub nga Olympique Marseille, u shpreh i lumtur që ndodhet në “Santiago Bernabeu”.
Por, tifozët kanë mbetur të befasuar nga vendimi i klubit që i dhuroi fanellën e famshme me numrin 7.
Pas largimit të Cristiano Ronaldos në Juventus, tashmë numrin 7 do ta mbajë Mario Diaz.
Perez ka befasuar të gjithë duke i dhënë numrin emblematik një lojtari që vitin e shkuar ishte i pa “vlerë”, ndërsa tashmë bën këtë veprim për të ulur meritat e Ronaldos që theu çdo rekord të mundshëm me “Los Blancos”.