22:26 | 09/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Qeshi Kryemadhi, u gajas Berisha, Basha po mban akoma barkun me dorë, vetëm Rama e beson”, për çfarë e ka fjalën gazetari

00:00 | 24/03/2017
në Aktualitet, Te Fundit, Te Gjitha
0
Spikeri i marrosur pas Trump-it, zbulon çfarë mban në transmetim

Pas deklaratave të analistit Baton Haxhiu se kryeministri Edi Rama dhe kreu i LSI-së Ilir Meta do të hyjnë bashkë në zgjedhje, reagon gazetari Bledian Koka.

Sipas tij me këtë deklaratë, Haxhiu thjesht po konfirmon miqësinë e tij me kryeministrin shqiptar. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Koka ironizon Haxhiun duke thën se Basha akoma po mban barkun nga të qeshurat.

“Deklarata e Baton Haxhiut se Rama dhe Meta e kanë mbyllur marrëveshjen për tu vijuar sërish koalicionin edhe pas zgjedhjeve të 18 Qershorit, është një deklaratë me të cilën qeshi Monika Kryemadhi, u gajas Sali Berisha, akoma po mban barkun me dorë Lulzim Basha dhe e beson vetëm Edi Rama dhe kompania Devolli.”, shkruan Koka.

REAGIMI I PLOTË I KOKËS

Ku t’i kërkoj rrënjet e tua Baton?
Deklarata e Baton Haxhiut se Rama dhe Meta e kanë mbyllur marrëveshjen për t’u vijuar sërish koalicionin edhe pas zgjedhjeve të 18 Qershorit, është një deklaratë me të cilën qeshi Monika Kryemadhi, u gajas Sali Berisha, akoma po mban barkun me dorë Lulzim Basha dhe e beson vetëm Edi Rama dhe kompania Devolli.

Kjo e fundit është i vetmi hall i shqiptarit të Kosovës që bën sikur i ka në majë të gishtave hallet e Shqiperisë. Po të shkosh në Prishtinë e të pyesësh ku i ka zyrat kompania Devolli, prishtinaliu erudit ta kthen “a po m’vet për zyrat e Batonit a?”.

Qeveria shqiptare e kryeministrit mik të Batonit ka miratuar një ligj në vitin 2014 që lejon importimin e miellit të standardit 9%, ndërsa kompanitë tona vendase besojeni ose jo prodhojnë miell të cilësisë 12%. Për këtë arsye furrat e bukës në të gjithë vendin në shumicën dërrmuese të tyre, kanë me leverdi të importojnë miell krrunde nga kompania e Baton Devollit, sesa ta blejne atë në vend. Dhe si përherë ata që i hanë krrundet jemi në veremlinjtë që kemi ngulur syte sot tek Klani me dëgju Batonin se ça po na thotë. Ua thashë këtë që ta dini sesa herë të fusni çapën e bukës në gojë, Batonin e keni aty, mu në bukën 700 gramshe që ju shitet me çmimin e 1 kilogrami.

Ua thashë këtë që ta dini se kishit mundësinë të hanit bukë me miellin vendas, por Batoni me firmën e Kryerilindasit të tij mik po na e kon çdo vakt miellin e Serbisë. Ua thashë këtë që ta dini se në 18 Qershor ose diku në shtator, Batoni dhe shqiptarët kanë një takim me bukën e gojës, Haxhiu për miellin serb e ne kundër tij!…
p.s…ja pra, ndonjëherë vatani shitet edhe për një grusht miell, e nëse Batoni për këtë çmim nuk e quan Shqipërinë tokën e tij, shumë prej nesh dashtë Zoti e konsiderojmë ende si të tillë. (D.D/Shuplaka)

Etiketa: baton haxhiubledian koka
Pas

Si është të kesh kryetar partie Metën dhe kryeministër Ramën? Përgjigjet Vasili

Para

Shaqiri në superformë, dy gola ”euro” në stërvitjen me Zvicrën

Para
Shaqiri në superformë, dy gola ”euro” në stërvitjen me Zvicrën

Shaqiri në superformë, dy gola ''euro'' në stërvitjen me Zvicrën

Discussion about this post

 



Të Fundit

Netanyahu: Izraeli nuk kërkon të zhvendosë banorët e Gazës, por i lejon ata të largohen nëse duan

Hamasi pranon lirimin e 10 pengjeve izraelite, por kërkon garanci të qarta për një marrëveshje armëpushimi

Merz i kërkon Francës t’i përmbahet ujdisë për projektin e përbashkët për avionë luftarakë

Trump pret në Shtëpinë e Bardhë liderë nga pesë vende afrikane: Fokus te biznesi dhe zhvillimi ekonomik

Fier/ Dënohet me 12 vite burg Ilir Nukaj, rrahu për vdekje 80-vjeçarin që nuk pranoi t’i shiste alkool

Udhëzuesi i BE thirrje vendeve anëtare: Krijoni një plan mbijetese për luftëra, pandemi dhe kriza energjetike

“Hakmarrje”, Huthët marrin përgjegjësinë për fundosjen e anijes greke në Detin e Kuq

“Përpjekje të paligjshme dhe të turpshme”, SHBA sanksionon raportuesen e OKB-së për Palestinën

Lufta në Gaza, Trump pas takimit me Netanyahun: Mund të kemi një armëpushim këtë javë ose javën tjetër

Gjykata e Seulit urdhëron arrestimin e ish-Presidentit të Koresë së Jugut Yoon Suk Yeol për pesë akuza penale të rënda

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.