Taulant Muka është zëvendësministri i ri i Arsimit në qeverinë Rama, fill pas largimit të Ervin Demos, personit të cilit Muka i nxori në skenë doktoraturën e cila ishte një plagjaturë.
Ky ndërrim kokë më kokë mes Mukës dhe Demos nuk u prit aspak mirë nga shumë persona që investuan te Muka me shpresën që denoncimet e tij për problemet në arsim do të vijonin, dhe nuk do të këmbeheshin me një post.
Një prej tyre është dhe moderator Edi Oga, i cili shprehet publikisht se ndihet i zhgënjyer nga Muka, që deri pak kohë me parë e quante qeverinë Rama qelbësirë. Moderatori tregon se ai ka kontaktuar me të riun, i cili nuk i ka kthyer as përgjigje, pasi duket se nuk e percepton dot gravitetin e veprimit që ka kryer.
Po ashtu Oga ka publikuar dhe një reagim të Mukës një vit më parë nga Danimarka teksa e quante qeverinë e Ramës një qeveri qelbësirash që duhej të rrëzohej menjëherë. Mirëpo një vit më pas u bë pjesë e saj.
Reagimi i plotë i Ogës:
ZHGËNJIM
Taulantin e njoha në një aktivitet serioz, ku fjala, idetë dhe bindjet e këtij djaloshi ishin gjithashtu serioze. Më ngjalli idenë se ka akoma shpresë në këtë vend dhe të rinj të tillë të shkolluar jashtë vendit, mund të sjellin ndryshimin e madh! E pashë protagonist në një akuzë për plagjiaturë, akuzë e cila rezultoi në një dorëheqje dhe në një indiferencë. Gjithsesi, diçka lëvizi.
Taulanti është shfaqur hapur kritik ndaj kësaj qeverisje, madje me një fjalor të denjë vetëm për gojëndyrët e opozitës. (lexo statusin i tij i një viti më parë) Ajo që ndodhi, është e pabesueshme!
Një kryeministër i sharë nga ky djalosh “kurajoz”, për “shërbimin” e bërë, e emëron në vendin vakant të zv/ministrit të dorëhequr!
Taulanti e pranon! Po. Pranon postin. Postin që sulmoi të një qeverie që ai e quan “qelbësirë” dhe do vijë me avion për ta rrëzuar! E pyeta në privat për motivet, por nuk m’u përgjigj. Shkencëtari duket as nuk e percepton dot gravitetin e veprimit që ka kryer. Kaq e shijshme të jetë për të kjo kockë?
E vetmja shpresë që kisha, se të rinjtë e shkolluar në perëndim do të sillnin ndryshim në mentalitet, mu shkërmoq nga ky veprim i pakualifikueshëm. Të rinj të mençur që keni studiuar jashtë, nëse ktheheni për t’u bërë zv/ministra të një qeverie që doni ta rrëzoni, ju kam dhj**ë mu në diploma!
U bëra sponsor i këtij djaloshi në atë event. Fola fjalët më të mira dhe e shpalla shembull për t’u ndjekur. Doli kungull edhe ky. Më ndjeni.
(E.K/FAXWEB.AL)

Discussion about this post