08:35 | 13/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Qeveria amerikane në rrezik të mbyllet sërish

20:36 | 08/02/2018
në Aktualitet, Bota, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Qeveria amerikane në rrezik të mbyllet sërish

Qeveria amerikane po shkon sërish drejt mbylljes sot në mesnatë. Nëse ligjvënësit në Kongres nuk arrijnë të gjejnë një marrëveshje për çështjen e emigracionit dhe të miratojnë një buxhet, qeveria federale do të fillojë sërish mbylljen e saj të pjesshme.

Udhëheqësit e Senatit arritën dje një marrëveshje dypartiake, sipas të cilës qeveria federale do të financohet për dy vitet e ardhshme, duke lënë megjithatë pa zgjidhje çështjen e nxehtë të emigracionit.

“Askush nuk thotë që është e përsosur, por punuam shumë që të gjenim pikat e përbashkëta për t’i shërbyer popullit amerikan. Mbi të gjitha, kjo marrëveshje dypartiake do të heqë shkurtimet buxhetore që kanë dëmtuar forcat tona të armatosura dhe kanë rrezikuar sigurinë tonë kombëtare”, deklaroi Senatori Mitch McConnell, udhëheqës i shumicës në Senat.

Gjetja e pikave të përbashkëta në Dhomën e Përfaqësuesve mund të jetë më e vështirë. Udhëheqësja e pakicës demokrate, Nancy Pelosi, mbajti dje një fjalim prej 8 orësh në shenjë proteste. Ajo gjithashtu njoftoi se nuk do të mbështesë marrëveshjen për buxhetin nëse kreu republikan i Dhomës të Përfaqësuesve nuk zotohet të fusë për votim çështjen e ‘ëndërrimtarëve’, emigrantëve pa dokumenta të sjellë në SHBA kur ishin fëmijë.

“Nuk ka asgjë partiake apo politike të mbrosh ‘ëndërrimtarët’. Nëse do sillej për votim një projektligj për ta, do të miratohej njëzëri. Falenderoj ata kolegë republikanë që kanë folur me kurajo për këtë çështje. Megjithatë, fati i ‘ëndërrimtarëve’ mbetet pezull me një re frike dhe pasigurie mbi kokat e tyre. Burracakëria morale e republikanëve duhet të marrë fund”, deklaroi ligjvënësja Nancy Pelosi, udhëheqëse e demokratëve në Dhomën e Përfaqësuesve.

Nuk është e qartë nëse një marrëveshje dypartiake për buxhetin mund të mbërrijë në kohë brenda ditës së sotme në Dhomën e Përfaqësuesve, për të mbajtur në funksionim qeverinë federale.

Presidenti Trump ka sinjalizuar se e mbështet marrëveshjen e arritur në Senat, e cila parashikon rritje të shpenzimeve për mbrojtjen, vetëm një ditë pasi u duk se po mundohej të bindte ligjvënësit të lejonin mbylljen e qeverisë federale.

Demokratët bllokuan muajin e kaluar një projektligj financimi, duke shkaktuar një mbyllje tre-ditore të qeverisë federale, kryesisht për shkak të afrimit të datës së skadimit të programit DACA të administratës Obama, për emigrantët pa dokumenta të sjellë në SHBA në moshë të mitur.VOA

Etiketa: shbaSHTEPIA E BARDHE
Pas

Vota në OKB, Kuvendi rrëzon projekt rezolutën e PD-së

Para

Miratohet lista finale për KLP dhe KLGJ vetëm me votat e mazhorancës

Para
Miratohet lista finale për KLP dhe KLGJ vetëm me votat e mazhorancës

Miratohet lista finale për KLP dhe KLGJ vetëm me votat e mazhorancës

Discussion about this post

 



Të Fundit

Tensionet në Lindjen e Mesme/ Tregjet globale tronditen pas sulmit izraelit ndaj Iranit, çmimet e arit dhe naftës rriten ndjeshëm

Sulmi mbi Iran, Izraeli vrau dhe gjeneralin e fuqishëm

Nëntori, muaji i “Trashëgimisë Shqiptare”/ Projektligji drejt miratimit në Kanada: Shqiptarët vazhdojnë të lënë gjurmë historike në vendin tonë

Vetëm 1 i mbijetuar nga 242 personat që ndodheshin në bord, kryeministri indian viziton vendin e rrëzimit të aeroplanit pas tragjedisë ajrore! Vazhdojnë kërkimet për kutitë e zeza

Sulmi i dyfishtë izraelit në Iran, mbrojtjet e ‘çarmatosura’: Një operacion i konceptuar si luftë

Tragjike në familjen shqiptare në Kanada/ Tentoi të shpëtonte të birin nga mbytja, por s’dinte not, humbin jetën nëna dhe djali 3 vjeç

“S’do të kthehemi në fushëbetejë”, Jordania mbyll hapësirën e saj ajrore mes tensioneve Izrael-Iran

“I presin orë të vështira”, Irani lëshon më shumë se 100 dronë drejt Izraelit në përgjigje të sulmeve

Sulmet ajrore ndaj centraleve bërthamore në Iran, Teherani lëshon 100 dronë drejt Izraelit

Izraeli sulmon centralet bërthamore në Iran, 5 të vdekur! Khamenei: Ndëshkim të ashpër! SHBA: S’jemi përfshirë! Tel Avivi shpall gjendjen e jashtëzakonshme

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.