10:22 | 08/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Qeveria amerikane u dërgoi 1.4 miliardë dollarë taksapaguesve që kanë vdèkur

09:39 | 26/06/2020
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Qeveria amerikane u dërgoi 1.4 miliardë dollarë taksapaguesve që kanë vdèkur

Zyra e Përgjegjësisë së Qeverisë (GAO), një agjenci mbikëqyrëse e pavarur e Kongresit, raportoi të enjten se më shumë se një milion amerikanëvë të ndjerë, u janë dërguan gjithsej 1.4 miliard dollarë muajt e fundit, në përpjekjet e qeverisë për të nxitur fillimin e ekonomisë gjatë disa prej ditëve më të këqija të pandemisë.

Më shumë se 160 milion pagesa që kapin shumën 269 miliardë dollarë u shpërndanë për shumicën e amerikanëve, me pagesën prej 1.200 dollarësh nga e cila nuk përfitonin individët që kishin më shumë se 98,000 dollarë të ardhura në vit ose çifte me 198,000 dollarë të ardhura.

Në përgjithësi, rreth 90% e amerikanëve morën pagesat në para, përfshirë 500 dollarë për çdo fëmijë.

Raporti i GAO thoshte që lista e përfituesve ishte bazuar në emrat e regjistruar në deklaratat federale të taksave 2018 ose 2019, por qeveria dështoi të llogariste njerëzit që kishin vdèkur më pas.

GAO tha që për të përmbushur mandatin e kongresit për të ofruar pagesa sa më “të shpejta të ishte e mundur”, Departamenti i Thesarit dhe Shërbimi i të Ardhurave të Brendshme dërguan tre grupet e para të pagesave pa kontrolluar të dhënat e vdèkjeve në Administratën e Sigurimeve Shoqërore.

Agjensia e mbikëqyrjes tha se avokatët e IRS (agjencia e mbledhje së taksave) “saktësuan se IRS nuk kishte autoritetin ligjor të mohonte pagesa për ata që paraqitën një dokumentacion për taksat për vitin 2019, edhe nëse ata ishin të vdèkur në kohën e pagesës stimuluese”.

Të mbijetuarit e të ndjerëve që morën pagesa të qeverisë fillimisht menduan se mund të mbanin pagesat, por agjensia e mbledhjes së taksave vendosi në maj që paratë duhet “të ktheheshin”.

Megjithatë, Gao tha në raportin e saj se aktualisht nuk ka një plan për të njoftuar marrësit e paligjshëm – gati 1.1 milion të afërm të njerëzve të vdèkur që nga 30 Prilli – se si të kthejnë pagesat.

Me ekonominë amerikane në përpjekje për të rifituar gjendjen e saj të mëparshme ndërsa numri i rasteve të koronavirusit rritet, Presidenti Donald Trump tha se ai dëshiron të japë pagesa të reja stimuluese.

Por disa ligjvënës republikanë po kundërshtojnë, të shqetësuar nga shtimi i borxhit kombëtar që tani arrin më shumë se 26 trilion dollarë. Nuk është arritur asnjë marrëveshje se sa mund të jetë një pagesë e re stimuluese ose kush do ta marrë atë.

Përveç kritikave për pagesat e dërguara njerëzve që kanë vdèkur, Gao gjithashtu fajësoi Administratën e Biznesit të Vogël të qeverisë për trajtimin e saj të pagesave për bizneset e vogla për të ndihmuar mbajtjen e tyre gjallë dhe të aftë për të paguar punëtorët gjatë pandemisë.

GAO tha se disa nga paratë nga Programi i Mbrojtjes së Pagesave iu dërgua kompanive të mëdha, aksionet e të cilave tregtohen publikisht në bursë, megjithëse qëllimi i programit ishte të ndihmonte bizneset e vogla./Voa

 

 

Pas

Shqipëria më e korruptuara e Ballkanit, 90% besojnë se politika dhe sistemi i drejtësisë është i korruptuar

Para

Një tërmet i fortë godet Turqinë vetëm pak çaste më parë, ja ku ndodhet epiqendra

Para
Si të mos mjaftonte korònavirusi, ndjehen lëkundje të forta tërmeti në ishullin e Kretës

Një tërmet i fortë godet Turqinë vetëm pak çaste më parë, ja ku ndodhet epiqendra

Discussion about this post

 



Të Fundit

Avokati i Jamarbër Malltezit dorëzon garancinë për lirimin e tij në SPAK

Finalizohet operacioni “Borders”, kapet 27-vjeçari azerbajxhanas që ndihmonte emigrantët të kalonin ilegalisht kufirin

Vijon prej dy ditësh zjarri në malin e fshatit Dukat, digjet një sipërfaqe e konsiderueshme! Zjarrfikësit ndërhyrje nga toka dhe ajri

Zjarr në qendrën kyçe të të dhënave në Kajro, katër punëtorë të vdekur dhe 22 të plagosur

Sekuestrohen 417 kilogramë kokainë në portin e Gioia Tauros, vlera mbi 67 milionë euro

Shembet çatia e restorantit të njohur në Terracina, një e vdekur dhe 10 të plagosur

Trump: 35% Tarifë për Mallrat nga Serbia, 30% për Bosnje-Hercegovinën nga 1 Gushti

Forca operacionale arreston në Durrës 36-vjeçarin e kërkuar ndërkombëtarisht nga Italia

Fruthi shënon shpërthimin më të madh në SHBA që nga 1990: 1,277 raste deri më tani

Fier: Sot gjykata shqyrton kërkesën për lirim me kusht të Ervin Salianjit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.