Gazetari Klodian Tomorri përmes një postimi në ‘Facebook’, duke iu referuar Agjencisë së Prokurimeve thotë se të gjitha paratë e shqiptarëve shkojnë për bileta avioni.
Nuk ka asnjë tendër për asnjë rrugë, asnjë shkollë, asnjë spital. Madje mes institucioneve që kanë bërë tendera për bileta është edhe shoqëria e ujesjëllës kanalizimeve Pogradec do të çojë 4 veta jashtë shtetit.
Postimi i plotë i Tomorrit:
Ku shkojne parate e popullit?
Kjo eshte faqja e pare e Agjencise se Prokurimeve sot. Nuk ka tender per asnje rruge, asnje shkolle, asnje spital. Te gjithe tenderat jane vetem per bileta avioni.
Shqiperia fluturon. Njera pjese e saj, ajo burokratikja. Shikojini si jane, rresht. Te gjithe bejleret e shtetit udhetojne jashte shtetit me parate e popullit.
Kuvendi, Ministria e Mbrojtjes, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Qendra e Kultures, Drejtoria e Administrates Publike, Agjencia e Arsimit te Larte.
Aty edhe shoqeria e ujesjelles kanalizimeve Pogradec do coj kater veta jashte shtetit. Besoj edhe keta ne krye te detyres. Do mesojne se si i menaxhon tubat bota.
Ja keshtu keshtu.
(B.H/Faxweb)