13:07 | 25/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Qeveria del zbuluar/ Si e nxori Mimi Kodheli sekretin e Komisionit të Venecias (Video)

09:54 | 28/09/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Qeveria del zbuluar/ Si e nxori Mimi Kodheli sekretin e Komisionit të Venecias (Video)

Mbrëmjen e djeshme u shpërnda fillimisht në mediat pranë qeverisë një draftopinion i Komisionit të Venecias, që ishte në Shqipëri për të mbledhur informacione lidhur me vendimin e presidentit Meta për të shtyrë zgjedhjet e 30 Qershorit.

Në draftin që mbante datën 29 shtator, thuhej mes të tjerave se presidenti nuk ka tagër ligjor apo kushtetues mbi shtyrjen e zgjedhjeve, e megjithatë kjo shkelje sipas Komisionit të Venecias nuk cilësohej aq e rëndë sa për të shkarkuar kreun e shtetit.

Ca më tej në draftin e Komisionit thuhej se shkarkimi i presidentit nuk do ti shërbente aspak situatës së tensionuar në vend, edhe për shkak se pothuajse të gjitha institucionet janë në dorën e qeverisë, dhe kjo do të sillte përqëndrimin e mëtejshëm të pushtetit në pak duar.

Po le të rikthehemi te nxitimi për të publikuar draftin e Komisionit të Venecias, rezultatin e të cilit e ka parashikuar Mimi Kodheli që prej datës 10 Shtator. Në një studio televizive Kodheli shprehej se Komisioni i Venecias do ta gjente në shkelje presidentin, në një kohë kur delegacioni nuk ishte larguar ende mirë nga Shqipëria.

“Besoj që Komisioni i Venecias do të ndihmojë në këtë proces, i cili me sa kam dëgjuar dhe me sa jam informuar mendon që ka një shkelje të Kushtetutës nga ana e presidentit”, deklaronte Kodheli në 10 Shtator 2019.

Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme:

Në përfundim të Dokumentit prej 19 faqe, Komisioni i Venecias arrin në konkluzionin se:
1. Në mungesë të një dispozite ligjore të posacme, Presidenti mund të anulojë zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore vetëm në një situate që plotëson kriteret për marrjen e masave të jashtëzakonshme.
2. Anulimi i zgjedhjeve është i mundur vetëm në situata që plotësojnë kërkesën për shpalljen nga autoritetet shtetërore të masave të jashtëzakonshme. Në rastin konkret, rregullat kushtetuese për marrjen e masave të jashtëzakonshme nuk janë ndjekur në këtë rast dhe as nuk kishte një konsensus politik, i cili do të lejonte këtë krijimin e një baze ligjore ad hoc për shtyrjen e zgjedhjeve.
3. Anulimi i zgjedhjeve ndikon gjithashtu në të drejtat për të zgjedhur të njohura instrumentet ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe çdo ndërhyrje kërkon respektimin e parimit të proporcionalitetit.
4. Mungesa e një baze ligjore dhe disponueshmëria e alternativave (shtyrja e zgjedhjeve sipas masave të jashtëzakonshme sipas nenit 170 të Kushtetutës ose rifillimit të dialogu politik pas zgjedhjeve) bën ndërhyrjen në të drejtat pë të zgjedhur joproporcionale.
5. Bojkoti elektoral nga partitë politike, edhe nëse ato përfaqësojnë një pjesë të rëndësishme të elektorati nuk mund të ndalojnë mbajtjen e zgjedhjeve të rregullta. Përndryshe, këto parti do të kishin një mjet për të parandaluar plotësisht çdo zgjedhje.
6. Megjithëse Presidenti tejkaloi kompetencat e tij kushtetuese duke anuluar dhe shtyrë zgjedhjet lokale përtej mandatit zgjedhor të autoriteteve lokale pa një bazë të veçantë ligjore, rrethanat që e diktuan mund të çojnë në përfundimin se akti i tij nuk mund të jetë i një natyre mjaft serioze që passjell shkarkimin e Presidentit.

(E.K/Faxweb.al)

Etiketa: del zbuluar qeveriaKodheliqeveria komisioni i veneciasSHKARKIMI I METES
Pas

E fundit/ “Mbushnin” Tiranën me doza droge, arrestohen 4 të rinjtë në kryeqytet (Video)

Para

A duhet të depiloheni para lindjes, gjinekologët i japin fund dilemës të ”tmerrshme” të grave shtatzëna

Para
A duhet të depiloheni para lindjes, gjinekologët i japin fund dilemës të ”tmerrshme” të grave shtatzëna

A duhet të depiloheni para lindjes, gjinekologët i japin fund dilemës të ''tmerrshme'' të grave shtatzëna

Discussion about this post

 



Të Fundit

Zëdhënësja e Metës: 11 maji, farsë politike! Të hetohet çdo rast i shkeljes së ligjit

Mali i Zi shkurton orarin e punës! Qeveria projekton 7 orë punë, Unioni i Punëdhënësve del kundër

Lezhë/ Vijon operacioni “Koordinata”, arrestime dhe fidanë kanabisi të asgjësuar në Malin e Rrencit

Dyndje turistësh në Theth! Bizneset kërkojnë vëmendje: Probleme me energjinë elektrike dhe ndërtimet pa leje

E rëndë në Tiranë! Po punonte për çmontimin dhe heqjen e bolierit të ujë, por i ra në kokë, humb jetën 52-vjeçari

Helmimi i fëmijëve në kopshtin e Gramshit, policia nis hetimet për çështjen. Bllokohen kartelat e 6 pacientëve të shtruar në spital

Konstituimi i Kuvendit të Kosovës, dështon seanca edhe në përpjekjen e 21-të

Sulmi rus që la pas 12 të vdekur në Ukrainë, Zelensky: Heshtja e Amerikës dhe ndërkombëtarëve po e inkurajojnë Putinin

Mes tensioneve politike, mbahen sot zgjedhjet presidenciale në Venezuelë

Operacioni “Enigma” ku u vu në pranga Xhevdet Plaku dhe 6 të tjerë! Nën masa të larta sigurie, të arrestuarit mbërrijnë në gjykatën e Durrësit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.