Grupet rebele dhe qeveria siriane kanë nisur zhvendosjen e njerëzve nga katër qytete të rrethuara, njoftuan aktivistët për të drejtat e njeriut, raporton BBC.
Banorët e zhvendosur nga qytetet Foa dhe Kefraja, që janë nën kontrollin qeveritar, kanë mbërritur tashmë në perëndim të qytetit të Alepos.
Lëvizja e banorëve ka nisur edhe në qytetet e Madajsa dhe Zabadaninit, rrethuar nga ushtarët e Asadit.
Plot 30 000 vetë duhet të evakuohen në bazë të marrëveshjes së arritur mes dy palëve që të mos ketë më shumë viktima nga sulmet.
Muajin mars, Organizata e Kombeve të Bashkuara e përshkroi si “katastrofike” situatën në të 4 qytete ku më shumë se 64 000 banorë kishin mbetur të bllokuar në një rreth dhune të përditshme e vështirësish të mëdha nga pasojat që sjell lufta.
Shumë persona raportohet të kenë humbur jetën vetëm nga mungesa e ushqimit apo kujdesit shëndetësor, pa llogaritur të vrarët nga luftimet që vijojnë prej vitesh. (M.D/ Shuplaka)
Discussion about this post