03:59 | 17/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Qeveria do t’iu kompesojë rritjen e çmimeve ndërtuesve, Duma ngre pyetjen: Po kur çmimet ulen, shkoni ua merrni paratë? (Lista e përfituesve ‘sekret’)

11:39 | 27/06/2022
në Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Qeveria do t’iu kompesojë rritjen e çmimeve ndërtuesve, Duma ngre pyetjen: Po kur çmimet ulen, shkoni ua merrni paratë? (Lista e përfituesve ‘sekret’)

Ka pasur debate në Komisionin për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë, ku është diskutuar në lidhje me aktin normativ të qeverisë, për të kompesuar rritjen e çmimeve ndaj kompanive që merren me ndërtimin.

Në aktin normativ të qeverisë thuhet se shumë projekte publike, janë pezulluar, për shkak se kostoja e zbatimit të kontratës, i tejkalon pritshmëritë e marrëveshjes.

Ky akt normativ u kundërshtua nga deputetja demokrate Grida Duma, e cila tha se marzhi i fitimit është çështje e kompanive, pasi në rastet kur çmimet ulen, ata nuk kthejnë para pas.

“Kam disa pyetje që vijnë në parim, dhe më pas zbresin te zërat. Keni zgjedhur që të përdorni paratë e buxhetit, për të kompesuar kompanitë e mëdha, që po merren me procesin e rindërtimit. Duam të dijmë listën e kompanive që përfitojnë, dhe ku bazohet që me VKM, këtyre kompanive tiu kompesohet një pjesë e kostove.

Së dyti ju thoni që janë rritur çmimet, materialet bazë, që kanë vonuar punimet, ju keni një rast Kardhiq Delvinë, që ka nisur me 50 milionë euro, dhe ka shkuar 105. Janë kompani që marrin 99.9% të fondit limit, dhe janë sërish kompani që kërkojnë kompesim nga shteti. Ne zgjedhim që të mos i rishpërndajmë paratë te shqiptarët, por te këto kompani, si Gjoka apo Salillari e të tjerë si këta.

Pyetja e drejtpërdrejtë që kam, është se kur janë ulur çmimet, a ka shkuar shteti dhe i ka thënë që më sill mbrapsht, paratë, për shkak se ke firmosur një kontratë, ku është dhe marzhi i rriskut. Shteti nuk shkon që ti thojë më jep parayë mbrapsht, kur çmimet ulen, këta peshqit e mëdhenj duhet të çohen përpara drejtësisë në rast se i vonojnë punimet.

Si ka mundësi që bëhet një lëvizje, me prapaveprim, që do të prekë edhe më parë, dhe do avantazhojë disa. Shteti ka marrë ndonjëherë më shumë fitim ngë këta, ka shkuar që ti thojë meqë u ulën çmimet do të marrim më shumë para nga ju?”, ishte pyetja e Dumës.

Zëvendësministri i Infrastrukturës Ilir Bejtja tha se kompesimi i kompanive do të bëhet për zërat e produkteve, në varësi të kontratave dhe faturave të blerjes së tyre.

“Të gjitha efektet e këtij akti normativ nisin nga 18 Maji, dhe në vazhdim. Nuk kemi listë të kompanive përfituese, por vetëm të mallrave që blihen, për të gjitha kontratat publike, që ndërmerren nga institucionet. Në rastin e çmimit të hekurit, kompanitë do të marrin kompesim deri në 30% të vlerës që është parashikuar në kontratë, edhe pse hekuri është rritur me disa herëë’, tha zëvendësministri i Infrastrukturës Ilir Bejtja.

(E.K/Faxweb.al)

Etiketa: akt normativDumagrida duma
Pas

“Amnistia fiskale krijon mundësi për konkurrencë të pandershme”, Enio Jaço: Nëse ligji aprovohet nga ndërkombëtarët ne e mbështesim

Para

Shumë më lirë se në Shqipëri, qeveria e Kosovës cakton çmimin maksimal të karburanteve, ja sa do shiten nafta dhe benzina

Para
Shumë më lirë se në Shqipëri, qeveria e Kosovës cakton çmimin maksimal të karburanteve, ja sa do shiten nafta dhe benzina

Shumë më lirë se në Shqipëri, qeveria e Kosovës cakton çmimin maksimal të karburanteve, ja sa do shiten nafta dhe benzina

Discussion about this post

 



Të Fundit

Netanyahu humb shumicën në Parlament, lideri i opozitës: Izraeli nga sot drejtohet nga një qeveri pakice, ka ardhur koha për zgjedhje

Situata e zjarrit në Drenovë

Komisioni Evropian propozon buxhet prej 2 trilionë eurosh

Pas Francës, edhe Italia refuzon të financojë armët amerikane për Ukrainën

Zjarri në Drenovë rrezikon nënstacionin elektrik/ Zjarrfikësit në gatishmëri të lartë

KPA lë në fuqi vendimin për Sokol Malajn/ Ankesa e rrëzuar, vendimi përfundimtar

Tiranë/ I riu gjendet pa shenja jete në automjetin e tij në zonën e Astirit (EMRI)

VKM/ Nga AKU tek Agjencia e Barnave dhe ajo e Mjedisit, Qeveria miraton riorganizimin e 14 institucioneve inspektuese

Policia e Burgjeve zhvillon kontrolle blic në institucionet e paraburgimit 313 dhe 302 në Tiranë

Katër zyrtarë në pranga, kontrolle në Arkivin Shtetëror dhe Kadastrën e Kosovës

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.