07:28 | 12/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Qeveria e këtij shteti ndalon shitjen e shtëpive për të huajt

17:45 | 15/08/2018
në Aktualitet, Bota, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Qeveria e këtij shteti ndalon shitjen e shtëpive për të huajt

Qeveria e Zelandës së Re e ka ndaluar shitjen e shtëpive ekzistuese për blerësit e huaj, duke thënë  se neozelandezët janë të lodhur së qeni qeraxhinj në vendin e tyre.

Ministri i financave David Parker tha se masa synonte të bënte blerjen e një shtëpie më të përballueshme për banorët vendas.

“Ne mendojmë se tregu për shtëpitë dhe fermat e Zelandës së Re duhet të vendosen nga blerësit vendas, jo blerës jashtë shtetit”, tha Parker në një intervistë për The Guardian.

Në një fjalim në parlamentin e vendit të mërkurën ai tha se banorët e Zelandës së Re, nuk duhet të jenë qiramarrës në tokën e e tyre.

Vetëm një e katërta e të rriturve në Zelandën e Re zotërojnë shtëpinë e tyre, krahasuar me gjysmën e vitit 1991 dhe në pesë vitet e fundit janë rritur shifrat e banorëve e pastrehë.

Një raport i “The Economist” nënvizonte se Zelanda e Re ka çmimet më të papërballueshme të shtëpive në botë, me ato në Auckland që ishin rritur me 75 për qind në 4 vitet e fundit.

Ndalimi i shitjes së shtëpive për të huajt aplikohet tani për të gjithë, përjashtuar blerësit nga Singapori dhe Australia. Sipas të dhënave zyrtare, 10 për qind e shtëpive në Kuinstaun Lakes District dhe 20 për qind e shtëpive në Auckland ishin blerë nga të huaj.

Zelanda e Re është bërë një destinacion për blerësit australianë dhe aziatikë dhe ka fituar një reputacion si një strehë për të pasurit e botës, të cilët e shohin atë si një strehë të sigurtë nga një konflikt i mundshëm bërthamor, rritja e terrorizmit dhe trazirave civile, ose thjesht si një vend për t’u larguar nga të gjitha.

(E.V/Faxweb.al)

 

Etiketa: ndalonqeveriashitjenshteti
Pas

Tragjedia në Xhenova, ambasada italiane në Tiranë falenderon shqiptarët për solidaritetin

Para

Si të mbroheni nga virusi i ‘Nilit Perëndimor’

Para
Si të mbroheni nga virusi i ‘Nilit Perëndimor’

Si të mbroheni nga virusi i ‘Nilit Perëndimor’

Discussion about this post

 



Të Fundit

Numërohen 62 nga 139 kuti në Kukës, PD në avantazh ndaj PS

Numërohen 104 nga 405 kuti votimi në Shkodër, PD kryeson me mbi 1000 vota ndaj PS

Numërohen mbi 20 përqind e votave, ja si mund të ndahen mandatet

Numërohen 194 nga 1282 kuti në Tiranë/ PS udhëheq me 49%, koalicioni i PD merr mbi 34%. Ja si renditen forcat e reja

Pas numërimit të mbi 17% të kutive, PS në avantazh, PD-ASHM ndjek me diferencë

Numërimi i votave vijon, Rama publikon foto nga oborri i PS, ‘Çfarë agimi ky sot”

Putin kërkon bisedime direkte me Ukrainën, e shpërfill thirrjen e evropianëve për armëpushim

Belinda Balluku në Fier ndjek nga afër numërimin e votave, PS kryeson në qark

Numërohen 10% e kutive të votimit në të gjithë vendin, PS kryeson me 82 mandate, PD 50 mandate. PSD forcë e tretë politike

PS kryeson në Gjirokastër pas numërimit të 61 kutive nga 198

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.