Edhe pse rezultatet e zgjedhjeve kanë dalë që prej javës së dytë të qershorit ende në Kosovë nuk është krijuar qeveria e re.
Presidenti i Kosovës ka një afat kohor prej një muaj deri në thirrjen e një seance në Parlament.
Ditën e enjte Hashim Thaçi zhvilloi një takim me me liderin e AAK-së, njëherësh kandidatin e koalicionit PAN, për kryeministër të Kosovës, Ramush Haradinaj për të biseduar lidhur me çështjen e konstituimit të Kuvendit.
Sipas “Indeksonline” seanca për konstituimin e Kuvendit do të mbahet të mërkurën. Është pikërisht data 19 korrik kur do të mbahet kjo seancë vetëm se ende nuk është caktuar ora. Pra në diskutim e sipër ka mbetur vetëm caktimi i orarit të saktë të mbajtjes së kësaj seance. (J.V/Shuplaka)