02:36 | 02/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Qeveria financon familjet për ngrohjen, çfarë parashikon vendimi! Ja sa do të jenë vlerat për çdo sistem të miratuar

11:35 | 29/11/2024
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Qeveria financon familjet për ngrohjen, çfarë parashikon vendimi! Ja sa do të jenë vlerat për çdo sistem të miratuar

Qeveria ka vendosur të financojë familjet shqiptare që dëshirojnë të instalojnë burime të rinovueshme energjie për ngrohje dhe ftohje.

Vendimi është marrë nga Këshilli i Ministrave, ku përcaktohen dhe shpjegohen qartë 4 skemat e mbështetjes, që u hapin rrugë masave të financimit për kursimin e energjisë. “Ministri miraton urdhrin për përcaktimin e kuotave, kritereve, rregullave, procedurave dhe metodologjisë për klientët familjarë që përfitojnë nga masat e financimit për kursimin e energjisë nga: panelet diellore për ngrohjen e ujit me depozitë, impiantet e vogla të biomasës, pompat e nxehtësisë, ngrohja dhe ftohja qendrore.

Urdhri sipas pikës 1 përcakton të gjitha kriteret e nevojshme për realizimin me sukses dhe shfrytëzimin afatgjatë të teknologjisë së përftuar përmes skemës mbështetëse, duke përfshirë kriteret e projektimit, të sigurisë, të qëndrueshmërisë, të mirëmbajtjes periodike dhe strukturën monitoruese”, – thuhet në vendim. Në këtë të fundit nënvizohet se përfitimi i mbështetjes do të mundësohet vetëm për rastet kur klientët fundorë synojnë të zëvendësojnë teknologji ekzistuese që shfrytëzojnë burime fosile sikurse janë karburantet. Urdhri i ministrit ezauron në mënyrë specifike të gjitha kërkesat dhe kriteret përkatëse të teknologjive.

MASA E FINANCIMIT

Sipas vendimit, për sistemet diellore të ngrohjes së ujit, financimi do të përfshijë 70% të vlerës së investimit, llogaritur për një vlerë maksimale investimi prej 140 000, ndërkohë që për kaldajat me biomasë ose biokarburant, financimi do të jetë 20% e vlerës së investimit për një vlerë maksimale investimi prej 250 000. Gjithashtu, përcaktohet se për  pompat e nxehtësisë do të mbulohet 20% e vlerës së investimit, për një vlerë maksimale investimi prej 600 000 lekësh, ndërsa për ngrohjen dhe ftohjen qendrore në banesa financimi do përfshijë 30% të vlerës së investimit për një vlerë maksimale investimi prej 3 000 000 lekësh.

Vendimi i qeverisë përcakton edhe kriteret që do të duhet të përmbushin familjet për të përfituar nga këto skema, ku ndër të tjera përfshihet edhe dorëzimi i raportit të auditimit energjetik, përveç rasteve kur aplikohet për panele diellore të ngrohjes së ujit. Po ashtu, specifikohet se në rastet kur aplikohet për panelet diellore përfitues do të jenë familjet që kanë një konsum relativisht të lartë energjie, që duhet të jetë më i madh se 400 kWh për çdo muaj.

Etiketa: qeveria
Pas

Alarm në Lezhë/ Identifikohen raste të murtajës Afrikane, vendoset në karantinë zona rreth Malit të Rrencit

Para

Sot 80-vjetori i Çlirimit të Shqipërisë, homazhe në Varrezat e Dëshmorëve, Veliaj: Lavdi dëshmorëve!

Para
Sot 80-vjetori i Çlirimit të Shqipërisë, homazhe në Varrezat e Dëshmorëve, Veliaj: Lavdi dëshmorëve!

Sot 80-vjetori i Çlirimit të Shqipërisë, homazhe në Varrezat e Dëshmorëve, Veliaj: Lavdi dëshmorëve!

Discussion about this post

 



Të Fundit

Të hënën takimi me Netanyahun, Trump: Jam i vendosur për t’i dhënë fund luftës në Gaza

Mbyllet zyrtarisht “USAID”, mbi 14 milionë persona mund të vdesin nga mungesa e ndihmave

Paralajmëron Trump: Deportimi i njerëzve të lindur në SHBA mund të jetë puna e radhës

‘Gjakun e lajm me gjak’, sulmohet shtëpia e italianit që vrau me armë 25-vjeçarin që tentoi ta grabiste! Policia dyshon në 3 persona sipas pistës së hetimit

Putin me Macron: Konflikti ukrainas pasojë e politikave të vendeve perëndimore

E rëndë në Greqi, 14-vjeçarja shqiptare bie nga një urë 10 metra e lartë, ndërron jetë në spital

Trump do të bisedojë për Gazën dhe Iranin në takim me Netanyahun

Nga miti të kërcënimi, narrativa nacionaliste serbe, e gjallë në zemër të Kosovës

Shtohen urgjencat kardiake/ I nxehti përkeqëson problemet e zemrës, mjekët: Kujdes në orët e pikut

Nis kufizimi, jo më kredi pa limit! Hyn në fuqi vendimi i BSH, 85% për kredinë në lekë, 75% në valutë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.