Qeveria e Greqisë ka refuzuar propozimin “Republika Ilinditase e Maqedonisë”. Nga kabineti i kryeministrit Cipras, pas takimit që pati Zaev në Shkup me liderët partiak, kanë njoftuar se është për tu përshëndetur fakti që pala në Shkup ka pranuar se nuk mund të ketë zgjidhje “pa erga omnes”, gjegjësisht për të gjitha përdorimet.
“Megjithatë, ne i inkurajojmë fqinjët tanë, të vazhdojmë të punojmë së bashku që të gjejmë zgjidhje të përbashkët me përcaktim gjeografik ose kohor, siç është propozuar nga ana e negociuesit Metju nimic”, thuhet në njoftimin e kabinetit të Ciprasit.
Gjatë ditës, Cipras ka informuar liderët parlamentare dhe presidentin e Greqisë, për propozim emrin, por nuk mori përkrahje.
Të gjithë liderët e opozitës e kanë refuzuar propozimin e ri duke thënë se me të “përforcohet irredentizmi”, raporton INA.