Kreu i qeverisë Edi Rama ka mbledhur mëngjesin e sotëm qeverinë, ku pas disa polemikash ka shpallur dhe gjendjen e jashtëzakonshme në Durrës dhe në Thumanë.
Në këtë mbledhje, pas falenderimeve të gjatë për ndihmë nga të huajt, Rama ka veçuar dhe disa ministra të qeverisë së tij, që sipas kreut të këshillit të ministrave, iu ka rënë barra që të përballojnë këtë fatkeqësi natyrore.
“Dua ti bëj një falenderim të veçantë zv.kryeministrit, ministrit të brendshëm, ministres së Infrastrukturs, ministres së Mbrojtjes, ministres së Shëndetësisë, që për shkak të detyrës kanë qenë shumë më të ekspozuar drejpërdrejtë me përballjen me situatën në çdo sekondë. Dhe patjetër dhe ministrit të Turizmit, që ka qenë një pikë koordinimi në terren, ka filluar menjëherë punën për atë që vjen”, u shpreh Rama gjatë mbledhjes.
Ndërkohë që kryeministri foli dhe për një mundësi ku të gjithë shqiptarët mund të ndihmojnë bashkëkombësit e tyre në këtë fatkeqësi të rëndë, duke hapur një adresë në e-albania, për të gjithë ata që duan që të kountribojnë.
“Ne kemi përgatitur një adresë të vetme në e-albania ku njerëzit mund të kountribojnë në mënyrë që të ketë një inventar të plotë për çdo ndihmë që jepet. Nuk ka pse ndihmat që jepen të shkojnë në drejtime të errëta”, u shpreh Rama.
Ndërkohë që nuk la mangët as ndonjë batutë, edhe pse është një ditë zie, kur tha se ministrja e Infrastrukturës, nuk kishte qenë në gjumë, që kishte ardhur me vonesë në mbledhje, por pranë rrënoja, ku ka ende njerëz.
“Ministrja e Energjisë erdhi me vonesë, jo se është zgjuar me vonesë nga gjumi, po se ka qenë në atë godinë që mban ende nën rrënoja gjashtë trupa”, tha më tej Rama.
(E.K/Faxweb.al)
Discussion about this post