18:19 | 17/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Ekonomi

Qeveria i jep një tjetër koncesion ‘Fusha shpk’, 320 milionë euro për një rrugë 42 kilometër

14:15 | 14/11/2022
në Ekonomi, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Qeveria i jep një tjetër koncesion ‘Fusha shpk’, 320 milionë euro për një rrugë 42 kilometër

Inflacioni në rritje dhe varfëria që ka goditur shqiptarët duhet të ishin dy faktorë shqetësues që do të “ngrinin në këmbë” qeverinë për t’i gjetur zgjidhjen, por kryeministri Edi Rama dhe kabineti i tij duket se nuk e njohin krizë, përderisa edhe sot i kanë dhënë jetë një koncesioni multimilionësh.

Me plot 320 milionë euro të akorduara qeveria shqiptare i ka hapur rrugë koncesionit për ndërtimin e segmentit rrugor Lekaj-Konjat-Fier (Loti i Parë i autostradës Milot-Fier), që do të ketë një afat 35 vjeçar.

Kontrata e nënshkruar ka për objekt projektimin, ndërtimin, operimin dhe mirëmbajtjen e 42.2 kilometrave rrugë, gjurma e së cilës do të nisë në fshatin Lekaj pranë zonës së Luzit të Vogël me mbarimin e aksit Kashar–Lekaj dhe do të përfundojë në fillimin e Bypassit të Fierit (pranë zonës së Mbrostarit).

Fituese e këtij tenderi, gara për të cilin u hap gjatë verës nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë është kompania “Fusha SHPK”. Me administratorin e saj Shkëlqim Fusha, firma në fjalë njihet si bashkëpunëtore e ngushtë e qeverisë që nga ardhja në pushtet në vitin 2013.

Ajo çka bie në sy është se “Fusha SHPK” ka qenë ofertuesi i vetëm në këtë tender, ndërsa oferta është paraqitur në buletinin e Agjencisë së Prokurimit Publik si e propozuar nga një grup i përbashkët i disa operatorëve ekonomik.

Një tjetër detaj i rëndësishëm i kësaj kontrate është se rruga do të jetë me pagesë dhe shteti do t’i garantojë privatit trafikun nga viti 2025 deri në vitin 2041.

Kjo do të thotë që nëse trafiku i mjeteve nuk arrin parashikimin e dakordësuar në planin e biznesit atëherë shteti do të kompensojë diferencat, duke paguar kështu para nga taksat e shqiptarëve në mënyrë që “Fusha Sh.p.k” të mos humbë asnjë qindarkë nga investimi.

Automjetet e lehta parashikohet të paguajnë 0,04065 eur/km që është niveli maksimal, por sipas Monitor.al kompania fituese mbetet e paqartë sesa ka ofruar në propozimin e saj për tarifë.

Gjithsesi nëse i referohemi maksimumit të qeverisë, një automjet i lehtë për të përshkruar rrugën duhet të paguajë rreth 2 euro. Ndërkohë që në varësi të kategorisë së automjeteve tarifimi do të jetë i ndryshëm sikurse është praktika ndërkombëtare.

“Koncesionari (fituesi i procedurës se konkurrimit) mund të mbështetet nga Shteti, deri në shumën (e Garancisë) përcaktuar në ofertën e tij. Koncesionari mund ta marrë këtë “shumë mbështetëse për garancinë” përgjatë periudhës se Koncesionit dhe mbulon nga viti i pare i operimit deri ne 2040 – vjetore. “Shuma totale për garancinë”’ nuk mund të tejkalojë vlerën 32.517.722 Euro””, thuhet në dokumentet zyrtare.

Duke marrë të mirëqenë që autostrada nis funksionimin nga viti 2025 skenari bazë është që të arrijë një nivel të ardhurash prej 23.6 milionë euro dhe shteti të garantojë 1.12 milionë euro.

Kjo skemë nis nga 2025 dhe mbyllet në vitin 2041 ku shteti vit pas viti nëse nuk arrihet plani të ardhurave sipas skenarit bazë vijon mbështetjen maksimalisht deri në 2.77 milionë euro deri në vitin e 17 të operimit.

Pas

Dimitar Kovaçevski: Do vazhdoj rrugën evropiane të shtetit dhe nuk do kthehemi në kohën e izolimit

Para

Rama e konfirmon: Ka vende të tjera që kanë shprehur interes për “Ballkanin e Hapur”

Para
Rama e konfirmon: Ka vende të tjera që kanë shprehur interes për “Ballkanin e Hapur”

Rama e konfirmon: Ka vende të tjera që kanë shprehur interes për "Ballkanin e Hapur"

Discussion about this post

 



Të Fundit

Putin: Refuzimi i gazit rus nga BE-ja çon në pasoja negative

Aksident i rëndë në aksin Prrenjas–Librazhd, plagosen 4 anëtarë të së njëjtës familje, një në gjendje kritike

“Me rëndësi zbatimi i ligjit, jo aksionet”, Ina Zhupa lidh prishjet në Theth me ‘Paketën e Maleve’

Osmani: Në fund të majit mora informacion se Serbia po planifikonte përshkallëzim, njoftova menjëherë aleatët

Plagosja e dy të rinjve në Sarandë, policia dhe FNSH në kërkim të dy vëllezërve si autorë të dyshuar. Janë me precedentë (EMRAT)

Shtetësja amerikane gjendet e pajetë në Sarandë, 63-vjeçarja jetonte prej vitesh në Shqipëri

Ministri Gonxhja takim me drejtoreshën e ISSH në Itali, diskutohet mbi ecurinë e zbatimit të marrëveshjes së pensioneve

Rindezen vatrat e zjarrit në Drenovë të Mallakastrës, flakët i afrohen puseve të naftës dhe zonës së banuar

Ukrainë, emërohet kryeministrja e re në krye të qeverisë

U shkarkua nga detyra, Kolegji i Posaçëm i Apelimit lë në fuqi vendimin e KPK për prokurorin Kudusi Shahu

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.