Qeveria iraniane ka dënuar me burg 12 modele për shkak se fotot që ato kanë postuar në Instagram, janë kundër programit të qeverisë.
Për të njëjtën arsye, ndër vite janë arrestuar plot 170 artiste kozmetike, modele dhe profesioniste.
Në nëntor të këtij viti, qeveria ka mbyllur shtatë agjensi modelimi të cilat operojnë edhe në internet. Ato u quajtën të pamoralshme.
Ndërkohë, tetë gra dhe katër burra u dënuan me burg nga pesë muaj në gjashtë vjet. Në maj, modelja Elham Arab u akuzua për promovimin e imoralitetit perëndimor. Ajo u detyrua të kërkojë falje publike.