Kabineti i sigurisë së kryeministrit Benjamin Netanyahu votoi për të shtuar ofensivën kundër Hamasit në Gaza deri në pikën e pushtimit të të gjithë enklavës dhe mbajtjes së territoreve të saj, tha një zyrtar izraelit të hënën.
Izraeli do të shtojë sulmet e armatosura në Gaza. Kabineti i sigurisë së kryeministrit Benjamin Netanyahu votoi për të shtuar ofensivën kundër Hamasit në Gaza deri në pikën e pushtimit të të gjithë enklavës dhe mbajtjes së territoreve të saj, tha një zyrtar izraelit të hënën.
Transmetuesi publik izraelit Kan, citoi zyrtarë, që thonë se plani i ri është gradual dhe do të kërkojë muaj për t’u realizuar, me forcat që së pari do të fokusohen në një zonë të enklavës së shkatërruar.
Sipas ministrit të kabinetit të sigurisë, Zeev Elkin, një afat kohor i tillë lë të hapur derën për një armëpushim dhe marrëveshje për lirimin e pengjeve përpara një vizite të Presidentit të SHBA Donald Trump në rajon javën e ardhshme.
Izraeli kontrollon rreth një të tretën e territorit të Gazës dhe rifilloi operacionet tokësore në Mars pas përfundimti të armëpushimit që ndërpreu luftimet për dy muaj.
Ndërkohë që atëherë ajo ka vendosur një bllokadë totale të ndihmës në enklavë. Me vendimin e fundit, kabineti i sigurisë së Netanyahut miratoi edhe një plan për rifutjen e ndihmave humanitare në Gaza, të cilat do të shpërndahen nëpërmjet firmave private.