12:08 | 04/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Politikë

Qeveria ju ndihmon me para për të blerë makinë të re? Ministria e Mjedisit sqaron lajmin

16:07 | 05/11/2016
në Politikë, Te Fundit
0

Pas lajmeve në media se Qeveria do subvencionojë përdoruesit e makinave të vjetra për të blerë makinë të re që ulen ndotja, ka reaguar Ministria e Mjedisit duke sqaruar se kjo skemë ende nuk është konsultuar me institucionet e tjera.

Përmes një deklarate, Ministria e Mjedisit sqaron se Vlera 15 milionë euro  e lidhur me një skemë subvencionimi për sektorin e makinave është  sugjerim i draftit për Planin Kombëtar të Cilësisë së Ajrit, që do t’i nënshtrohet një procesi të gjatë të konsultimit me institucionet e linjës, me publikun dhe të gjitha palët e ndikuara.

Vetëm pas përfundimit të këtij procesi Plani kombëtar parashikohet te miratohet në korrik 2017.

Ja deklarata:

Në kuadër të projektit te Bashkimit  Evropian IPA 2013 “Asistencë Teknike për Forcimin e Kapaciteteve Institucionale të Ministrisë së Mjedisit për Zbatimin e Legjislacionit Evropian për Mjedisin dhe Klimën” IBECA, në datë 1 Nëntor 2016, Ministria e Mjedisit  dhe Delegacioni i Bashkimit Europian organizuan  takimin prezantues të draftit të parë të Planit Kombëtar të Veprimit të Cilësisë së Ajrit.

1.  Masat e propozuara janë sugjerime të ekspertizës së huaj, bazuar në praktikat më të mira evropiane dhe më gjerë që kanë shërbyer si mekanizma për përmirësimin e cilësisë së ajrit të mjedisit në ato vende;

2.  Masat e propozuara në plan nuk janë konsultuar dhe as dakordësuar akoma as me stafin e brendshëm të Ministrisë së Mjedisit dhe as me institucionet përgjegjëse si: Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Sipërmarrjes; Ministria e Transporteve; Ministria e Financave; apo palët e tjera të ndikuara;

3. Vlera 318 milionë euro për përmirësimin e cilësisë së ajrit është parashikim i BE-së përmes projektit IBECA për të arritur normat e lejuara për cilësinë e ajrit sipas standarteve të BE-së.

4. Vlera 15 milionë euro  e lidhur me një skemë subvencionimi për sektorin e makinave është  gjthashtu sugjerim i këtij draft plani për këtë sektor (është vetëm 1 nga fushat që prek cilësinë e ajrit sic edhe është theksuar në Njoftimin për Shtyp lëshuar nga Ministria e Mjedisit me dt. 2 nëntor 2016,, http://www.mjedisi.gov.al/al/newsroom/lajme/ministria-e-mjedisit-dhe-delegacioni-i-be-se-prezanton-draft-planin-kombetar-te-menaxhimit-te-cilesise-se-ajrit-pritet-te-hyje-ne-fuqi-ne-2017-en ).  Sqarojmë se qeveria shqiptare nuk ka konsultuar asnjë vendim të llojit subvencionim makinash.

5.  Plani Kombëtar i Veprimit të Cilësisë së Ajrit do t’i nënshtrohet një procesi të gjatë të konsultimit me institucionet e linjës, me publikun dhe të gjitha palët e ndikuara. Vetëm pas përfundimit të këtij procesi Plani kombëtar parashikohet te miratohet në korrik 2017.

Etiketa: makinaministria e mjedisitsubvencione
Pas

Policia e konfirmon: Ja 11 shefat që lëvizin në Lezhë. Akuzat e PD-së, të pabaza

Para

“Facebook” nën hetim

Para

“Facebook” nën hetim

 



Të Fundit

DVP Vlorë/Vijojnë kontrollet për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

Theu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, arrestohet 31-vjeçari në Tiranë

Kombëtarja para Serbisë, Strakosha dhe Hoxha të ndarë! Portieri: E rëndësishme, por jo vendimtare! Sulmuesi: Vendos për Botërorin

“Hospitality Albania”, Rama: Rijetësim i rezidencave qeveritare në Vlorë e Velipojë në destinacione turizmi elitar

Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali vlerëson miratimin nga Parlamenti Evropian të raportit për Shqipërinë: Rikonfirmon avancimin tonë të shpejtë drejt anëtarësimit, si vendi pararojë mes vendeve kandidate

Granatë, kapsolla e fishekë/ Divjakë, vihet në pranga 70-vjeçari

Mbyllja e TikTok/ Kushtetuesja kalon çështjen për shqyrtim në seancë publike, por rrëzon kërkesën për pezullimin e vendimit

Tentoi të korruptonte punonjësin e Policisë Rrugore që e konstatoi duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi, arrestohet në flagrancë 20-vjeçari.

Seanca në GJKKO për vrasjen dhe rrëmbimin e Jan Prengës, prokurorja e SPAK: Dritan Rexhepi dyshohet i përfshirë në trafikun e drogës

Berisha me delegacionin e PD takon eurodeputetin Kols: Rruga drejt BE kalon nga zgjedhjet e lira

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.