Gazetari Almer Toska ka qenë i ftuar ditën e sotme në studion e Fax News për të folur për protestën e fermerëve, të cilën ai e quan të drejtë dhe shton se qeveria Rama nuk ka pyetur për ta.
Ndër të tjera, gazetari thotë se bashkëfajtor për situatën e fermerëve është dhe kreu i opozitës, Lulzim Basha, i cili me pazaret e tij me Ramën solli situatën e vështirë ku janë fermerët.
“Sot fermëerët kishin aksionin e radhës të rezistencës së tyre ndaj qeverisë për te drejtat e tyre. Që zëri i tyre të dëgjohet, të kumbojë fort. Se ata janë pa mbështetje, janë luftëtarë pa mbështetje përballë qeverisë. Janë ajo pjesë e shoqerisë që nuk janë dëgjuar ndonjëherë nga Edi Rama. Çdo fermëerë rrisin fëmijët me kredi, me borxhe dhe vuajtje.
Qeveria nuk i ka dëgjuar asnjëherë. Janë këto që qeveria sot iu vuri murin e fundit sot. Përdori kërbaçin dhe shkopin për t’i larguar nga prona tyre. Tani i thotë largohuni se ju morëm votat, neve nuk na ndjen për ju. Bashkëfajtor në këtë pjesë bashkë me Ramën është dhe Lulzim Basha, që nëse nuk do të kishte shitur zgjedhjet do të kishim tjetër situatë. Vuajtjet e pazareve Basha-Rama i kanë në kurriz fermerët. Fermerët janë ata që vituan ndryshimin masivisht për PD-në. Qeveria vazhdon të tallet, të injorojë”, tha ai.
(E.H/Faxweb.al)