02:58 | 02/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Ekonomi

Qeveria i kap shah-mat profesionet e lira, do paguajnë TVSH nga zero, edhe avokatët

08:31 | 26/11/2017
në Ekonomi, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Qeveria i kap shah-mat profesionet e lira, do paguajnë TVSH nga zero, edhe avokatët

Këto kohë është krijuar amulli për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar, e cila nisi nga deklarata se biznesi i vogël me qarkullim nga zero do të futej në regjim TVSH-je e deri tek metamorfoza e ndryshimeve ligjore që kemi konkretisht, që ka ende hapësira për interpretim. E ajo shprehja se djalli fshihet në detaje merr kuptim për aq kohë sa lëvizjet e bëra nga qeveria me vendime dhe projektligje (tashmë të kthyer ligje pas kalimit në Kuvend) përcaktojnë se profesionet e lira do të mbeten në TVSH nga kufiri zero.
Të vetmit imunë nga kjo situatë do të jenë avokatët, të cilët kanë fituar një betejë në Gjykatën e Lartë dhe për të cilët, kufiri fillon nga qarkullimi 5 milionë lekë, por këtë lehtësi ata do të mund ta shfrytëzojnë deri më 1 prill 2018, pas kësaj ata u bashkohen 16 profesioneve të tjera të lira, duke nisur regjimin e TVSH nga zero.

 

Ndryshimi në vendimin nr.953 fut profesionet e lira në TVSH nga zero

Më 29 dhjetor 2014, Këshilli i Ministrave miratoi një vendim “Për dispozitat zbatuese të ligjit nr.92/2014 ‘Për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar në Republikën e Shqipërisë’” të ndryshuar. Në këtë vendim, në nenin 11 bëhen dy përcaktime, së pari që kufiri minimal i regjistrimit për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar është qarkullimi prej 5 milionë lekësh në vit, përveç rasteve që përcaktohen në pikën 2 të nenit. Pikërisht kjo pikë përcakton një listë me të paktën 18 kategori që TVSH-ja u fillon nga zero pavarësisht xhiros.

“Personat e tatueshëm, që ofrojnë shërbime në veprimtari ekonomike sipas profesioneve të tilla si: avokat, noter, mjek i specializuar, dentist, dentist i specializuar, farmacist, infermier, veteriner, arkitekt, inxhinier, mjek-laborant, projektues, ekonomist, agronom, ekspert kontabël i regjistruar, kontabilist i miratuar dhe vlerësues i pasurisë si dhe kryejnë veprimtari ekonomike në fushën e hotelerisë, pavarësisht nga kufiri minimal i regjistrimit për TVSH-në është zero dhe të gjithë janë persona të tatueshëm të regjistruar për TVSH-në, edhe nëse kryejnë veprimtari të përjashtuar sipas ligjit” thuhet në vendim.

Në korrigjimin që ka bërë qeveria këtë vit, në vendimin 953, përcaktohet kufiri i ri minimal për regjistrimin në TVSH që është 2 milionë lekë, ndërkohë që nga lista e profesioneve të lira që deklarojnë nga zero përjashtohet grupi i atyre që kryejnë veprimtari ekonomike në fushën e hotelerisë. Kjo kategori tashmë do të trajtohet në mënyrë të diferencuar, ndërkohë që profesionet e lira të tjera do të vazhdojnë të jenë pjesë e TVSH-së nga zero.

 

Vendimi i Gjykatës së Lartë

Aktualisht të gjithë profesionet e lira janë të regjistruar në TVSH nga qarkullimi vjetor zero. Të vetmit të përjashtuar janë avokatët, të cilët e fituan këtë të drejtë kur Dhoma Kombëtare e Avokatëve ankimoi ligjin në Gjykatën e Lartë. Në korrik, kjo e fundit vendosi për rrëzim të pjesshëm, duke i dhënë të drejtë avokatëve në ankesën e tyre. Në argumentin e Gjykatës rreshtoheshin disa pika, ku mes të tjerave fakti që Këshilli i Ministrave nuk ka kompetencën për të përcaktuar kategoritë që përjashtohen apo futen në TVSH, por vetëm përcaktimin e kufirit minimal.

Pra në këtë logjikë, Këshilli i Ministrave ka kaluar kompetencat që i përcaktohen në nenin 117 të ligjit “Për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar”. Konkretisht në pikën 2 të këtij neni thuhet se: Kufiri minimal i regjistrimit për TVSH-në përcaktohet me vendim të Këshillit të Ministrave. Pra kjo pikë lejon qeverinë të përcaktojë vetëm kufirin, jo kategoritë.

“Nxjerrja e dispozitave të tilla nga Këshilli i Ministrave, duke përcaktuar kufi minimal të ndryshëm regjistrimi për profesione të veçanta, pa qenë në asnjë nga kushtet e parashikuara nga neni 117 i ligjit nr.92/2014 “Për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar në Republikën e Shqipërisë” passjell faktin që pala e paditur ka vepruar jashtë kompetencave ligjore të dhëna nga ligji organik dhe për rrjedhojë, ky përcaktim i parashikuar në nenin 11/2 të VKM nr.953, datë 29.12.2014 “Për dispozitat zbatuese të ligjit nr.92/2014 “Për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar në Republikën e Shqipërisë”, për profesionin e avokatit, është absolutisht i pavlefshëm.

Ky disponim në VKM nr.953, datë 29.12.2014 “Për dispozitat zbatuese të ligjit nr.92/2014 “Për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar në Republikën e Shqipërisë” i këtij organi administrativ është jashtë kompetencave që ligji i ka njohur pasi siç u tha dhe më lart, KM është kompetent vetëm për të vendosur kufizimin minimal të regjistrimit për TVSH-në” thuhet në vendimin e Gjykatës së Lartë.

 

Qeveria korrigjon gabimin, i shton kompetencat vetes

Gabimin e bërë në vendimin e mëparshëm që u rrëzua pjesërisht nga Gjykata e Lartë, qeveria e ka korrigjuar në projektligjin për “Tatimin mbi Vlerën e Shtuar” që ishte pjesë e paketës ligjore, dhe që tani automatikisht pas votimit është kthyer në ligj. Tashmë pika 2 e nenit 117, në ligjin për TVSH-në, është riformuluar duke i lënë atributet e përcaktimit të kategorive dhe kufirit Këshillit të Ministrave.

“Kufiri minimal i regjistrimit për TVSH-në, rastet e përjashtimit apo kufiri minimal i regjistrimit për kategori të veçanta, përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave”, thuhet në ligj. Ky përcaktim i ri rrëzon argumentin e mbrojtjes së avokatëve në Gjykatën e Lartë, rrëzon vendimin e kësaj të fundit dhe automatikisht sjell dy pasoja. Së pari, avokatët qëndrojnë jashtë TVSH-së deri më 1 prill 2018 nëse kanë qarkullim më të vogël se 5 milionë lekë, por pas kësaj date nisin regjimin njëlloj si 16 grupet e tjera. Ndërkohë kjo frenon edhe 16 profesionistët e tjerë për të ankimuar ligjin në Gjykatën e Lartë, duke i lënë me situatën aktuale. Kufiri minimal prej 2 milionë lekësh nuk vlen për këto profesione që janë automatikisht të përjashtuar me pikë të veçantë.

Thellim të përshkallëzimit të TVSH-së te hoteleria

Deri më sot, bizneset që kryenin aktivitet ekonomik në fushën e hotelerisë trajtoheshin me një Tatim mbi Vlerën e Shtuar prej 6 për qind, pavarësisht sesa ishte qarkullimi i tyre vjetor i të ardhurave. Ato u trajtuan në mënyrë të diferencuar nga shkalla prej 20 për qind që aplikohet TVSH-ja në ekonomi duke e argumentuar me lehtësimin fiskal që duhej t’i bëhej sektorit të turizmit. Kjo ndodhi në prill të këtij viti ku vetëm për furnizimin e shërbimit të fjetjes në strukturat akomoduese TVSH-ja do të ishte 6%.

Tashmë me korrigjimin që ka bërë qeveria në ligj duket se kemi një përshkallëzim të TVSH-së në turizëm ku personat e tatueshëm që kryejnë veprimtari ekonomike në fushën e hotelerisë nuk do të kenë detyrimin e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar, si regjim nëse qarkullimi i tyre është nën 2 milionë lekë. Për herë të parë kemi vendosjen e një kufiri minimal për përfshirjen në TVSH për hotelerinë. Pjesa tjetër që kanë qarkullim mbi 2 milionë lekë do të jenë pjesë e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar në një shkallë prej 6 për qind.

Shtohet lista e atyre që trajtohen me 6%

Qeveria ka vendosur që të trajtoje me një shkallë të diferencuar të tatimit mbi vlerën e shtuar subjektet që operojnë në sektorin e turizmit dhe që përmbushin disa kritere. Në ndryshimet e ligjit që tashmë është miratuar thuhet se me 6 për qind do të ofrohet jo vetëm furnizimi i shërbimit të fjetjes por edhe furnizimi i shërbimit të ofruar brenda strukturave akomoduese që lidhen me bar-restorant, pishina, sauna, masazhe, fitness apo edhe shërbime të tjera. Por këtë trajtim do të mund ta përfitojnë vetëm ato që janë të kategorizuara si hotele me pesë yje dhe që kanë një status special që edhe ky do të përcaktohet nga qeveria me vendime të veçanta.

Kufiri 2 milionë lekë për regjimin e TVSH-së, kush përjashtohet

Çdo biznes që ka qarkullim nga 2 milionë lekë e sipër do të jetë pjesë e regjimit të TVSH-së. Varianti i parë i qeverisë ishte ai për përfshirjen e plotë të bizneseve në këtë regjim por që rezistenca e grupeve të interesit dhe organizmave të këtyre bizneseve bëri që qeveria ta rimendonte çështjen.

Kjo më pas u konkludua me një kufi prej 2 milionë lekësh por që sipas ministrit të Financave dhe Ekonomisë do të ketë përjashtimet e veta për grupe specifike. Së pari të përjashtuar do të jenë zejtarët por edhe profesionistë të tjerë si berberë, taksistë, hidraulikë. Nga TVSH-ja, qeveria vendosi që të përjashtonte edhe anijet e peshkimit dhe produktet që importoheshin dhe që ndihmonin në këtë aktivitet si një nxitje për sektorin, si dhe prodhuesit bujqësorë.

Referuar ndryshimeve ligjore “kufiri minimal i regjistrimit për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar, për prodhuesit bujqësorë që i nënshtrohen regjimit të veçantë, skema e kompensimit të prodhuesve bujqësorë, është qarkullimi prej 5 000 000 (pesë milionë) lekësh në një vit kalendarik”.

Rezervat për përshkallëzimin dhe ndryshimin e kufirit

Banka Botërore dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar kanë lakuar për vite me radhë se përshkallëzimi në skemën e TVSH-së do ta vështirësonte menaxhimin dhe do të krijonte hapësira për rritje të evazionit fiskal. Pavarësisht këtyre paralajmërimeve, qeveria ka vendosur që skemën e thjeshtë ku TVSH-ja ishte 20% dhe përjashtime kishte vetëm për disa grupe të vogla (kryesisht në nxitje të sektorit energjetik, pajisje dhe makineri) dhe me një kufi 5 milionë lekë, të kalojë me një skemë me dy kufij dhe dy shkallë taksimi.

Konkretisht kufiri minimal për prodhuesit bujqësore është 5 milionë lekë, për pjesën tjetër të biznesit 2 milionë lekë. Shkalla, nga ana tjetër, është e ndarë në 20% dhe 6% sipas vendimeve të qeverisë. Situata që ka sot administrata për të menaxhuar një skemë me disa ndarje është më e vështirë dhe pikërisht këtu ka qenë edhe theksi që kanë vënë institucionet ndërkombëtare kur vjen puna tek administrimi dhe eficenca./monitor

 

Etiketa: Tatimet
Pas

Nis i ftohti. Sot do të ketë shtrëngata dhe stuhi, në veri bie dëborë

Para

Pas Kastro Zizos një tjetër këngëtar i zhgënjyer nga Festivali i RTSH-së: Nuk do marr pjesë më kurrë

Para
Pas Kastro Zizos një tjetër këngëtar i zhgënjyer nga Festivali i RTSH-së: Nuk do marr pjesë më kurrë

Pas Kastro Zizos një tjetër këngëtar i zhgënjyer nga Festivali i RTSH-së: Nuk do marr pjesë më kurrë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Aksident i rëndë në aksin Drenas-Skënderaj në Kosovë! Ndërron jetë 24-vjeçarja

Studentët e Serbisë protestojnë në më tepër se 30 qytete! Kërkohet shpallja e zgjedhjeve të parakohshme

Aksidenti tragjik në Vlorë! Rëndohet bilanci i viktimave, ndërron jetë dhe 16-vjeçari

Plagoset 15-vjeçari në Tiranë! U qëllua me armë zjarri në një piceri

Albin Kurti përkujton masakrën e Deçanit më 1 qershor 1998: Kujtimi i martirëve qëndron në themel të lirisë sonë

Trump do të shpallë kandidatin e ri për kreun e NASA-s

Rusia akuzon Ukrainën për ‘sulm terrorist’ në bazat ajrore: Janë arrestuar disa persona të përfshirë

Zjarret masive në Kanada! Evakuohen 17 mijë banorë, shpallet gjendje e jashtëzakonshme në dy rajone

Parashutistë nga Franca dhe Zvicra, Vlora e preferuar edhe për sportet e adrenalinës

“Ose Hamasi do të lirojë pengjet, ose do të shfaroset”/ Izraeli urdhëron ushtrinë të përparojë në Gaza pavarësisht negociatave për armëpushim

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.