Ligji për gjuhën shqipe nuk gjen vend në 30 ligjet prioritare të përpiluara nga qeveria maqedonase.
LSDM-ja njofton se qeveria po përgatit 30 ligje që kanë lidhje me përmirësimin e jetës së qytetarëve dhe ligji për gjuhën shqipe nuk bën pjesë.
“Aktualisht nuk është planifikuar afat konkret që përcakton se kur ligji për përdorimin e gjuhëve do të hyjë në procedure parlamentare. Qeveria është duke përgatitur 30 ligje paketë që përfshijnë çështje të tjera që janë të lidhura direkt me përmirësimin e jetës së qytetarëve dhe kjo pike nuk është në mesin e tyre” thuhet në kumtesën e LSDM-së, njofton Alsat M.
Nga BDI për disa media në vend janë arsyetuar se ligji për përdorimin e gjuhës shqipe do të jetë në pakon e reformave të cilat i kërkon BE.
Si BDI ashtu edhe LR-PDSH patën premtuar se edhe paratë do të jenë në dy gjuhë, ndërsa gjuha shqipe do të jetë zyrtare edhe në qytetet ku shqiptarët janë nën 20 përqind. Ai tha se nuk lëshon pe nga këto pika. (B.H/Shuplaka)