Zelanda e Re do të ndryshojë ligjet për armët. Ajo përjetoj një nga sulmet më të tmerrshme në historin e saj të dielën e kaluar.
Pas qetësimit të situatës janë vendosur të merren hapa të rinjë administrativë.
Kryeministrja e vendit znj. Ardern tha se qeveria e saj do të diskutonte ligjet e armëve të Zelandës së Re në një takim të hënën.
“Do të ketë ndryshime në ligjet tona të armëve“, tha ajo në një konferencë shtypi në pasdite.
Gjithashtu u shpreh se do të shqyrtojë raportet pse kishte pasur një rritje të shitjeve të armëve në Zelandën e Re që nga sulmi të premten.
Ndër të tjera kryeministrja Jacnda Ardern në një konferencë për shtyp të dielën tha se atentatori do të gjykohet në Zelandën e Re me ligjet dhe procedurat e saj ligjore, pa u diskutuar ekstradimi në Australi.
Familjarët e terroristit, kanë kërkuar falje për sulmin. Në një intervistë të botuar në internet të dielën nga 9Neës e Australisë, gjyshja e tij tha se familja ishte “e shkatërruar” dhe i denoncoi veprimet e tij si “të pamëshirshme”.
(s.a/faxweb.al)