Qeveria Rama 2 ka firmosur kontratën për ndërtimin e Rrugës së Arbrit.
Kompania e përzgjedhur nga ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë është Gjoka sh.a.
Vendimi është miratuar ditën e sotme në mbledhjen e radhës së Këshillit të Ministrave.
Më herë ministri Gjiknuri ka thënë se projekti do të kushtojë 240 milionë euro, dhe pagesa është pjesë e projektit “1 miliardë euro investime”.
“Është një vepër që do të kushtojë 240 milionë euro dhe në këtë kontratë ne kemi parashikuar që shteti do të marrë përsipër të likujdojë kontraktorin brenda një periudhe 13 vjeçare. Kontraktori do të marrë përsipër të ndërtojë rrugën në fillim me shpenzimet e tij dhe mirëmbajtjen e kësaj rruge gjatë gjithë periudhës së koncesionit”, theksoi Gjiknuri.
(F.G/Faxweb.al)