Qeveria e Kosovës në mbledhjen e rregullt ka marrë vendim që veturat zyrtare të përdoren vetëm për kryerjen e detyrave zyrtare, raporton Gazeta Express.
Kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se Policia e Kosovës autorizohet që te kontrollojë shoferët dhe të ju kërkoj shoferëve autorizimin zyrtarë me veturën që janë duke udhëtuar.
Në mbledhje të Qeverisë është emëruar edhe grupi punues për bashkëpunim me Gjermaninë për vizat.
Nisma e qeverisë së Kosovës merret pasi shumë zyrtarë i përdorin makinat pët cështje familjare, një dukuri kjo masivisht e përhapur dhe në Shqipëri ku makinat e drejtuesve shtetërorë përdoren më së shumti për dërgimin e fëmijëve në shkollë apo pazaret e bashkëshorteve. Sigurisht shteti shqiptar ende nuk ka një vendim të tillë për mosabuzimin me mjetet shteërore dhe shpenzimet për karburant që dalin po nga buxheti i shtetit.