10 ditë përpara zgjedhjeve qeveria ndryshon për herë të parë për këtë vit buxhetin e vitit 2025. Për këtë ndryshim Ministria e Financave i është drejtuar me një shkresë për opinion Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve.
Ky adresim që bën ekzekutivi lidhet me çka sanksionohet në Kodin Zgjedhor ku theksohet se 4 muaj nga dita e zgjedhjeve është e ndaluar të merren ose miratohen vendime të cilat kanë efekte financiare. Në kuptim të ligjit elektoral kjo periudhë 4 mujore ka nisur në datën 11 Janar dhe përfundon ditën e zgjedhjeve në 11 Maj.
Më 15 prill kryeministri Edi Rama për herë të parë tregoi që Shqipëria do jetë bashkëfinancuese, e start up-it më të ri të Mira Muratit në fushën e inteligjencës artificiale quajtur, Thinking Machines Lab. Gjatë një vizite në një kompani, kreu i qeverisë tha se ka ardhur koha që shteti të ‘hyjë’ nëpër kompani, që të ndihmojë në financimin e tyre, dhe të ketë gjithashtu përfitimin e tij.