Gjatë mbledhjes së ditës së sotme Këshilli i Ministrave ka marrë disa vendime, mes të cilëve bie në sy shfuqizimi i vendimit shumë të debatuar për marrjen me qira të makinave për zyrtarët e lartë, përfshirë ministrat dhe vetë kryeministrin.
Ky vendim në fakt nuk e shfuqizon vendimin e mëparshëlm por vetëm ndryshon subjektin që do të kryejë prokurimin, pasi nga Garda e Republikës do ti kalojë Ministrisë së Brendshme.
Vendimi i marrë në mars të vitit 2015 parashikon marrjen e 44 makinave me qira, nga të cilat, 8 për kryeministrin, 14 për Këshillin e Ministrave, 4 për kryetarin e Kuvendit, 2 për presidentin dhe nga një për 16 ministri të tjera të linjës.
Marrja e makinave me qira për zyrtarët e lartë u kritikua nga opozita si një aferë e hapur korruptive e qeverisë dhe një luks i tepruar në një kohë të vështirë ekonomike për shqiptarët.
Ja vendimi i sotëm i qeverisë: